• |
ide | kryesore

“Drogë, celularë, thika…” çfarë u gjet nga kontrollet e fundit në burgje

Lajme, Të fundit



Tre javët e fundit janë zhvilluar kontrolle dhe inspektime blic në disa burgje, ku janë gjetur mjete prerëse, celularë, drogë dhe sende te tjera të ndaluara. Në tre javët e fundit nga kontrollet janë gjetur si më poshtë:

17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;

· 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;

· 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

· Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë

· Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentash.

· Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:

· 1 punonjës policie për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t’i ruajë ato”.

· 1 punonjës policie për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

· 11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

· 1 familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.



2 Comments

  1. po keto mjete vrases vet policia i ka futur ose ka lejuar te futen,me qellim qe qelbesirat si bert,astrit,disa te pa emer te thon ja policia e qelbesir rames e kalbesir xhafes po lufton krimin.po si u futen keto ne burgje nuk esht celulari pordh o qelbesira qe i besoni propagandes staliniste enveriste edviniste.

  2. I burgosuri dixhital i shkruan saliut,po na torturojne keta plehra kerkojme ndihme nga ju dok ju jeni njish,anonim ju lutem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *