• |
ide | kryesore

Greta Koçi tregon mesazhet me futbollistin e Kombëtares

Paparazzi, Slider



E ftuar  në “Xing me Ermalin”  Greta ka treguar rastet e ngacmimeve nga persona publik të cilët i shkruajnë në rrjetet sociale. Një ndër ta ka qenë edhe futbollisti i kombëtares që këngëtarja ka preferuar të mos ta bëj publik emrin. Greta ka rrëfyer historinë ku është shprehur se:

“Më shkruan per klipin e ri  dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel.

Dhe unë i kthehem duke i thënë: “Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve.”

“Do vish dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: “Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?”

Ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje dhe më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keq kuptuar, por se kisha në sensin e keq.- ka përfunduar Greta rrëfimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *