• |
ide | kryesore

Këshilli i Europës, rezolutë për Shqipërinë: Ligji i pronave, funksional!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti i Ministrave të Evropës ka vendosur të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave për Shqipërinë.

Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.

Komiteti i Ministrave të Evropës thekson faktin se plani i kompensimit të pronave do të mbyllet brenda një periudhe 10-vjeçare, një zhvillim ky, i cili garanton çdo pronar, pasi prona e tij do të kompensohet sipas një plani të studiuar.

“Këshilli i Evropës konfirmon si funksional dhe efektiv mekanizmin e kompensimit të pronës të miratuar nga Qeveria Shqiptare Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në mbledhjen e datës 19 shtator 2018, miratoi Rezolutën për Shqipërinë, me konkluzionin se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv. Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu sa i takon detyrave të kryera nga Shqipëria, Komiteti i Ministrave vendosi t’i hap rrugë procesit, ku mes tjerash thuhet: “Komiteti i Ministrave vendosi të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit pilot të Manushaqe Putos e të tjerë. Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist”.

Prej vitit 2014 qeveria nisi reformën për t’i dhënë nje zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave. Në atë kohë drejtoresha e Agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave Sonila Qato deklaroi se “agjensia do të përllogariste për herë të parë faturën financiare, që do i kushtonte shtetit shqiptar, mbi bazën e të cilës kjo agjensi do të punonte mbi krijimin e mekanizmit efektiv për zgjidhjen e çështjes së pronave të kërkuar që prej vitit 2012 qeverisë shqiptare nga vendimi pilot i gjykatës së Strasburgut “Manushaqe Puto”.



5 Comments

    1. O idiot rilindas këshilli ka miratuar vlerësimin që i ka bërë ligjit shqiptar një antar i këtij këshilli, por që është korruptuar nga edvin droga.

      1. O idjot keto jane pasojat e qelbesires sali qe beri shqilrin han pa hesap kur njerzit nga zonat e largeta ndertuan pa karar edhe sote do lajme gjynahet

  1. Ne dukje mekanizmi i rradhes qenkesh i rregullt. Edhe ligjet jane super, edhe institucionet jane super, ne leter ama!!

    Kur i sheh dhe i provon live : shendetesia arsimi lojrat e fatit kanabisi , policia qe duam, shullazi, koncesionet apo ppp , vetingu , tatimet, zrpp, arta marku, bicikletlleku i lali erit etj etj etj.

    Atehere sec te rrudhet ftyra dhe i fut nje te share me cte te dale.
    Ne leter mekanizmi eshte ok, ama pronaret marrin nje hic ne te vertete

    Pas nje viti do dali rekomandimi i rradhes si e qysh te permiresohet mekanizmi

  2. Këta thonë që është funksional dhe efektiv, nuk thonë që është i drejtë. Është njësoj si të thuash se dënimi me vdekje është funksional dhe efektiv në zvogëlimin e numrit të kriminelëve….po a është i drejtë është pyetja dhe përgjigja është jo. Këtë e vendos gjykata, se këta si politikanë flasin vetëm për strukturën .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *