• |
ide | kryesore

Klopp i kërkon falje Shaqirit, ja çfarë i tha shqiptarit pas zëvendësimit

Sport



Jurgen Klopp ka vlerësuar perfomancën e Xherdan Shaqiri kundër Southampton, duke justifikuar zëvendësimin e tij në fund të pjesës së parë për të pasur më shumë ‘kontroll’ në ndeshje. Lojtari i përfaqësueses së Zvicrës luajti për herë të parë si titullar në fitoren 3-0 kundër Saints, dhe la gjurmë në dy nga tre golat e të kuqve.

Por tekniku gjerman është impresionuar jashtëzakonisht nga impakti i Shaqirit me ndeshjen, edhe pse në pjesën e dytë zgjodhi të kishte në fushë James Milner për më shumë stabilitet. ‘I thashë Shaqirit se nuk kisha zëvendësuar kurrë një lojtar në pushim të ndeshjes pasi kishte luajtur një 45 minutësh aq me influencë, por kisha nevojë për më shumë kontroll të lojës. Nuk ishte i dëmtuar,’ shpjegoi Klopp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *