• |
ide | kryesore

PD denoncon një tjetër skandal me konçensionet

Lajme, Të fundit



Deputetja e PD-së Izmira Ulqinaku denoncoi një nisëm tjetër të qeverisë, atë për kontrollin e pompave të karburanteve, që sipas saj do t’i jepet me konçension një biznesmeni të quajtur Gentian Sula. Ky person që PD e quan “klient të Edi Ramës” do të përfitojë 60 milionë euro fitime që do të paguhen nga shqiptarët, tha Ulqinaku.

“Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve. Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin.

Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë private.” u shpreh Ulqinaku.

 



4 Comments

  1. ???? Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, ?????

    Mund te na nxirrni ndonje fakt me shume ?? Si dhe pse ky person konsiderohet KLIENT I EDI RAMES ?

    Edhe une mund te shkruaj ne nje gazete ose portal , ose te bej nje deklarate publike se ky person punon per Lulzim Bashen..por te pakten duhet te jap nje deteaj, nje fakt , nje lidhje ose nje fakt per ate qe them.

    Shume profesjonale nga ana e Lapsit kur thote ‘ Ky person QE PD E QUAN “klient të Edi Ramës” ‘ .
    Pra Lapsi nuk e mer persiper kete thashethem , por la ja le ne dere PDs

    Ne shqieri duhet me urgjence te konsiderohet SHPIFJA si nje krim dhe deklaratat Partiake te mos kene ‘ imunitetin’ e ‘ te berit politike’ . Ne kete menyre cdo njeri , emri i te cilit do te pergojohet nga gazetare ose politikane te mund ti hedhi ne gjyq ata .

  2. Ky personi ka marre gjithe projektet e rilindjes urbane, si dhe leje ndertimi pa fund?! Me tendera dhe gara fallco, ku fituesi eshte i paracaktuar. Behet vetem procedura. Nese doni tju marri dhe shpirtin eshte me mire te flisni perpara.
    Ne parim koncensionet jipen per sherbime qe shteti nuk ka fuqi financiare ti bej.
    Por jo per kontrollin e pompave te karburanteve, per markimin e karburanteve, per check up prshll, qe dhe pse ky shtet i varfer, i ka ato mundesi ti bej vete.
    Kjo eshte dhe arsyeja qe nuk po ngel kembe nderkombetari ketu, qe ka ate standart qe ka, por po e marrin keta lakejte e pushtetit.
    Dhe dicka ato leke, kalojne nga Gent Sula, se ketij te fundit bakshishet i mbeten. Jane leket e politikes qe pastrohen ne keta 5-6 emra. Skeme qe e filloj Rama ne bashki, e forcoj Berisha fort, dhe Rama qe po e vazhdon thuajse me te njejtet aktore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *