• |
ide | kryesore

Laçi shpëton në fund, Plorit nuk i bën punë barazimi

Sport



Rezultatet nuk i kishin dhënë shumë zgjidhje Kastriotit që duhet të kërkonte fitoren, duke shfrytëzuar edhe faktin që luante në Redi Maloku. Gjërat për krutanët dhe teknikun Elvis Plori mund të kishin shkuar shumë më mirë, por suksesi u sfumua në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Fangaj.

Dëshpërim në kampin krutan, që duhet të bëjnë llogaritë tani edhe me mungesën e Emiljano Çela në ndeshjen e ardhshme. Qendërmbrojtësi i Kastriotit e ndjeu më shumë se cduhet përballjen me ish-skuadrën e tij dhe në fundin e pjesës së parë u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Mbetëm me 10 lojtarë, barazuam forcat në fushë, shënuam, por më pas u barazuam. Laçi nuk ka pësuar asnjë humbje, por këtë herë loja më pëlqeu. Mund të them që lamë dy pikë” komentoi Plori, që do të ketë një problem më shumë tani, duke qenë se në cdo ndeshje ka luajtur me Çelën në qendër të mbrojtjes.

Me barazimin numerik në fushë, pas daljes së Najdenov në të 65, Kastrioti guxoi dhe shënoi golin e Zhunior që do ti kishte dhënë pikë qetësia, nëse do të mbetej deri në fund në fuqi.

“E vërtetë, por pas kartoni të kuq të Çelës, futa Mziun, që nuk është mbrojtës, dhe në mesfushë futa Çutrën. Mziu ishte pak më shumë i futur brenda, por jam i mendimit se këto pikë të lëna do të na kushtojnë” përfundoi shkodrani.

Laci mbetet i pamundur, por nuk ishte ky rezultati që priste Mergjyshi. Megjithatë duke parë si erdhën gjërat, deri tek goli i Fangaj në të 89, kurbinasit ishin më afër humbjes se fitores…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *