• |
ide | kryesore

Një dashuri si ajo e Hailey dhe Justin (Foto)

Paparazzi, Slider



Justin Bieber dhe Hailey Balwdin po shijojnë pushimet e tyre në Europë dhe duket taman si një muaj mjalti!
Pasi i këndoi serenatë të fejuarës në pragun e derës së Mbretëreshës Elisabeth, Justin e ka dërguar Hailey-n në destinacionin e dytë të pushimeve.

Ata po qëndrojnë në Itali dhe këngëtari i hitit “Sorry” nuk është kursyer aspak, por ka marrë me qira një vilë me vlerë 13 mijë dollarë.
Ai dhe e fejuara e tij, Hailey Baldwin janë fotografuar nga “Dailymail” duke shkëmbyer puthje pasionante në një jaht luksoz në Bregun Amalfi. E është pak të thuash, se duken shumë të ëmbël dhe të dashuruar, teksa përkëdhelen në çdo moment me njëri-tjetrin.

Këngëtari kanadez po kalonte disa momente të bukura me bashkëshorten e ardhshme, e cila duket më seksi se kurrë e veshur me bikini të zeza.

“Pëllumbat” e dashuruar vërtetuan edhe një herë se kanë lindur për njëri-tjetrin dhe janë më të lumtur se kurrë, kështu që boll folët për Selenën!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *