• |
ide | kryesore

Perez prapaktheu: “CR7 një legjendë, Madrid mbetet shtëpia e tij”

Sport



Nuk u larguan në mënyrën më të mirë, por koha shëron cdo plagë. Mes presidentit të Real Madrid dhe Cristiano Ronaldos duket gjithcka e kaluar dhe raporti është kthyer të jetë ai i mëparshmi. Florentino Perez, pavarësisht se skuadra e tij e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, nuk e harron të shkuarën: e nëse sot makina perfekte vazhdon të funksionojë më së miri i detyrohet edhe atij që nuk është më. Gjatë asamblesë së përgjithshme të klubit, presidenti i Real ka përshëndetur ata që kanë bërë historinë e shoqërisë vitet e fundit, i pari Cristiano Ronaldo.

Kalimi tek Juventus për shumë tifozë u konsiderua tradhëti, por jo për numrin 1 të klubit në Madrid: “Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit – tha Perez mes duartrokitjeve të asamblesë – Historia e tij do të kalojë nga brezi në brez e do të kujtohet si pasuesi i denjë i Di Stefano. Falenderime pafund Cristiano”. Pastaj elozhe edhe për Zidane: “Një nga pikat tona të referimit. Si trajner i skuadrës së parë – vazhdoi Perez – u fut menjëherë në listën e të mëdhenjve të Real Madrid. Edhe ai është një mit ashtu si Cristiano, e kjo do të jetë shtëpia e tyre gjithnjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *