• |
ide | kryesore

Rënie drastike temperaturash, nesër ‘fillon’ vjeshta…

Lajme, Të fundit



Nga dita e nesërme do të kemi rënie drastike të teperaturave në vend.

Gjatë ditës së hënë paradite dhe në drekë temperaturat do të arrijnë në 32 gradë celsius, por pasdite ato do të bien me 6 gradë menjëherë.

Temperaturat do të ulen në mënyrë të theksuar gjatë mbrëmjes së të hënës dhe vijojnë edhe të martën, të mërkurën dhe të enjten, ku në zona të thella malore termometri do të zbresë në 0 gradë C. E premtja dhe në vijim sjellin sërish rritje të temperaturave.

Problematike paraqitet shpejtësia e erës vonë pasditen e së hënës dhe në vijim, gjatë natës dhe ditës së martë dhe pjesërisht të mërkurën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *