• |
ide | kryesore

Serie A/ Lazio e Napoli super, lëkundet pankina e Di Francesco

Sport, Video



Napoli e Lazio tregojnë forcën, në tentativë për tu vënë në ndjekje të Juventusit kryesues, ndërsa zhgënjimi i javës është përsëri Roma, që me humbjen në Bologna lëkund keq pankinën e teknikut Di Francesco. Skuadra e Ancelottit e udhëhequr nga Inisgne, autor i dy golave, imponohet në Torino, ndoshta si provat gjenerale para përplasjes me bardhezinjtë, pas dy javësh. Torino nuk u fut asnjëherë në lojë e bllokuar me efikasitet eksperti nga Ancelotti dhe 4-2-3-1 i tij. Insigne pas Mertens ishte një sistem që funksionoi, për më tepër kur fillon të shënojë edhe Verdi.

Rinovimi i kontratës së Ciro Immobile dhe Milinkovic Savic sic duket ka qenë motivuesi më i mirë për dy yjet e Lazios, që shkuan në gol në ndeshjen me Genoan. Skuadra e Inzaghit dominoi fushën dhe e mbylli ndeshjen përpara se kuqeblutë të reagonin. Pas një fillimi jo të mirë të Lazios, duket sikur po përmbushen fjalët e Igli Tares, se bardhekaltrit do të bëjnë një sezon të rëndësishëm.

Sukses edhe për Udinesen, ndërsa Roma është në krizë të plotë. 2-0 në Bologna dhe vendi i 12 me vetëm 5 pikë për skuadrën e Di Francescos. Pas disfatës me Realin dhe alarmit të lëshuar nga tekniku, pritej një performancë krejt tjetër nga verdhekuqtë, që janë shfaqur pa ide e të brishtë në cdo sektor të fushës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *