• |
ide | kryesore

Shtatë fitore në shtatë ndeshje, Liverpool i Klopp bën historinë

Sport



Liverpool është një klub me histori të madhe, por kurrë si nën drejtimin e Jurgen Klopp nuk ka bërë këtë start sezoni. Emrat e mëdhenj të kampionëve të dikurshëm të të kuqve mund të ngacmojnë mendimet, por ajo që po bën tekniku gjerman me Salah, Mane, Firmino është unike.

Në 126 vjet histori klubi i Anfield Road asnjëherë nuk kishte marrë shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para të sezonit. Pasi arriti si finalist në Kive për trofeun e Champions League, Klopp nuk do të ndalet më dhe premton në këtë sezon gjëra të rëndësishme.

E para u arrit 7×7 me gjashtë fitore në kampionat dhe një në Champions. Të kuqtë kryesojnë Premier League me pikë të plota, duke likuiduar në debutim West Ham, përpara se të kalonin me radhë Crystal Palace, Brighton, Laicester, Tottenham, Pasris Saint Germain në Champions dhe një ditë më parë Southampton.

17 gola të shënuar dhe 5 të pësuar, pa llogaritur që në katër raste Allison e ka ruajtur portën të paprekur. Shifrat nuk gabojnë: ky Liverpool mund të fitojë shumë më tepër se vetëm titullin në Premier League dhe suksesi me PSG flet qartë…

REZULTATET E LIVERPOOL
Liverpool 4 – 0 West Ham United
Crystal Palace 0 – 2 Liverpool
Liverpool 1 – 0 Brighton & Hove Albion
Leicester City 1 – 2 Liverpool
Tottenham Hotspur 1 – 2 Liverpool
Liverpool 3 – 2 Paris Saint Germain
Liverpool 3 – 0 Southampton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *