• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo e bën zakon, Bernardeschi bën të harrohet Douglas Costa

Sport, Video



Juventus është i pandalshëm dhe me kampionët e saj imponohet edhe ndaj Frosinones. U shqetësuan për golat e Cristiano Ronaldos, por portugezi shënon për të dytën javë radhazi, duke e cuar kuotën e rrjetave në 3 në 5 takime, aspak keq për një debutues në Serie A.

Ndoshta ishte mënyra e duhur për të dalë nga Benito Stirpe, ku kishte nga ata që biletën për të parë portugezin e paguan 680 euro. CR7 nuk zhgënjeu pritshmëritë dhe në momentin më deciziv shënon avantazhin për Juventus.

Shifrat e Ronaldos flasin qartë 1.6 gola për ndeshje për një lojtar që llogaritet se shkon në gol cdo 150 minuta (për momentin) dhe është vetëm impakti i parë me kampionatin italian.

E pati shumë të vështirë të shënonte ndaj Frosinones skuadra e Allegrit, por kur e bëri 8 minuta nga fundit, pati kohë edhe për golin e dytë të Bernardeschi. I futur në minutën e 56 për Bentancur, sulmuesi italian impresionoi duke bërë të mos ndihet aspak mungesa e Douglas Costa. Goli i minutës së 94 me asist të Pjanic i mban me rekordin e 100% fitoreve bardhezinjtë, që bashkë me ndeshjen në Champions e kanë cuar serinë e fitoreve në 6.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *