• |
ide | kryesore

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg, sapo e lirojnë e riprangosin

Planet



Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku kreu një dënim 30 ditësh për një protestë të paautorizuar.

“Aleksei Navalny u arrestua jashtë qendrës së burgimit” – tha zëdhënësja e tij duke shtuar se politikani ishte dërguar në stacionin qendror të policisë së Moskës.

Sipas avokates, Navalny akuzohet se ka shkelur një ligj tjetër për protesta dhe përballet me një dënim tjetër prej 20 ditësh burg.

Navalni u burgos për një muaj pas një proteste që ai organizoi më 28 janar, në shkelje të ligjeve strikte të Rusisë që ndalojnë mbajtjen e eventeve publike pa autorizimin e organeve lokale.

Ai akuzoi autoritetet se e kishin burgosur për ta ndaluar zhvillimin e një proteste tjetër kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

Ishin me mijëra rusët nga i gjithë vendi që dolën në protestë dhe policia arrestoi rreth 150 vetë.

Navalny ka kritikuar reformën e pensioneve që ka nxitur një valë të rrallë zemërimi publik në rusi dhe ka bërë që të bjerë mbështetja për presidentin Vladimir Putin në sondazhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *