• |
ide | kryesore

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrëve

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili ku ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për lidhje me bandën e Bajrëve në Shkodër.

“Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të Bajrave ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë.

Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjokës dhe të tjerëve Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrët dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë në këmbim për t’ju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë por dhjetëra herë.

Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrat? Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës ? Çfarë falënderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qenë komunikimi i tij i fundit me Bajrat?” – tha Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Mos ia kerko qe ta thone, apo ta thote, sepse keta komunistet, vdesin e nuk dorezohen, beme baba, qqe te ngjaje….

  2. Per akuzat Zyrtare qe jane bashes ky thote prokuraria e kapur kur akuzat i ben paloka dhe luli keto jane te verteta ky eshte vertet vellai i Shiut.ju ka ardhur keq qe kapen banden e bajrit se ishte grupi finaciar i PD ne shkoder,per grupin e kirasit nuk flasin as Grimen kandidat per deputet i PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *