• |
ide | kryesore

Basha: E vërteta e bizneseve të kunatit dhe pse më akuzojnë se flija gjumë në bashki

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili. Basha tha se e keqja është me tenderët e drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar për klientë të ndryshëm të qeverisë. Basha tha se ço tender apo koncesion i paligjshëm do të zhbëhet. Ai u përgjigj dhe akuzave që i bëhen nga qeveria për kohën që drejtonte bashkinë e Tiranës.

“Oligark është një njeri që ka marrë burimet natyrore, tokën, detin etj., që nuk i ka marrë me meritë, por se ka lidhje me qeverinë. Po. Një grusht i vogël njerëzisht të afërt me qeverinë”.

Pyetjes se përse i ka dhënë 1.3 miliardë lekë, kompanisë “Fusha SHPAK” kur ka qenë në Bashkinë e Tiranës, Basha iu përgjigj: “Kur kam qenë unë në bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë.

Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët”– tha Basha.

Basha ka folur edhe për akuzat e mazhorancës për favorizim të bizneseve të familjarëve të tij.

“Ka 5 vite që Rama ka të gjitha pushtet. Ka gjykatat, prokurorinë, policinë dhe më kontrollon mua kunatin, vëllain, të gjithë familjen… O ti gjejë dhe t’i vërtetojë akuzat, ose ta qepë. Ka 5 vite që i ka të gjithë pushtet në dorë” – tha Basha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ky eshte kaqol fare,ky thote bisneset e mia jane te pastra kurse bisneset e te tjerve jane te pista kur jane te njejtet oligarke kur ky ishte ne pushtet

  2. O llosh, komentuesi I paemer, nese je idiot e nuk ke llogjike e mendim, mos sulmo por kuptoje,,,,,,,,Palloshi tuaj ka 6 vjet ne pushtetin e rrenes,, pse nuk ka nxjerre nje fakt, ose rastin mete vogel qe Basha ka ndihmuar, apo dhene tendera per ato qe shpifni. Ju si zagare te kallemit, me pare na tregoni e pranoni tere kete vjedhje, pervetsime, e mashtrime qe ka bere kjo qeveri hajnash, e pastaj ,, per politike, e rromuze, si specialite kuqale na i faktoni, por edhe nje here a keni vjedhu, e po na vidhni ju bandat e kuqaleve>

  3. Basha eshte i vetmi qe e ka mbyllur gjygjin me procedure duke paraqitur raport mjeksor per akuzen e rr kombit,ju fsheh hetimeve per 21 janarin or llosh me xixa

  4. I pa dobishem, me gjithese qenke mashtrues, perpunues tipik i kuqaleve e bijeve me te poshter qe ka patur e ka trasheguar ky popull. Une nuk mbro askend, por ti si kodosh politik, qe te vjen ere qelbesire me ate qe mundohesh te propogandosh, e te mbulosh gjithe gamen e pa fundeme te atyre qe te frymezojne qe te besh punen e baballareve te tu, sepse’ mire qe gjygji per nje muaj, dy, tre na u shty me rraport, po kur ju na erdhet ne pushtet, a sishte prap gjygji aty, apo e late per gozhden e nastradinit, per 21 janarin, me pare duhej te arrestoheshin ata qe ben thirrjen e fameshme qe ti nuk e thua, por ta theme une” edhe mbi kufoma do shkelim, e qeverine do e rezojme, pra nxitesit i ke ne partine e revolucioneve komuniste, por as qe iu shkua atyre, nga prokuroret , bije kuqalesh, qe palloshi i kish me vehte, e disa dogjen, shkatrruan, sulmuan, e cane policine me makine, etj, por kush pushtet te lejo qe te besh ketilla sulme e djegje? Vetem ju , sepse keshtu stimuloni njerezit e varfer per ti perdorur si mish per top. Heren tjeter, beje mire hesapin e qeverise mjerimit, e pastaj eja e na trego Perralle nga e kaluara.

  5. 14 shtator,21 janar,gerdec o xixa saliu dhe luli jana autoret krimit shtetror keta vrasje nuk jane para 50 vjeteve o kaqol.ky ngren zerin qe te kape ndonje llokme tjeter si milionat e euro ve te pallati ne vlore.leri fjalimet ti beje luli paloka se kur i ben ti nuk ka xixa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *