• |
ide | kryesore

Basha flet me emra: Kush janë oligarkët e Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka vendosur të flasë me emra dhe të bëjë publikw ata që njihen prej kohwsh si oligarkë nga opinioni publik.

Ata janë akuzuar se kanë marrë tendera në mënyrë të padrejtë nga qeveria që drejtohet nga Edi Rama.

Duke folur në emisionin ‘Open’ të gazetares Eni Vasili, Basha është shprehur se këto oligarkë kanë marrë para pa garë.

“Ne kemi bërë një listë e cila është shterruese.

Nuk pretendojmë që kemi shterruar të gjitha koncesionet e dhënë apo ato që janë në proces. Koncensioni i përfituar nga një kompani në pronësi të shtetasit Bashkim Mulaj, është në procesin e vlersimit dhe kompania e tij ka fituar një një bonus.

Ky është rasti i vetëm me rrugën Orikum-Dukat dhe me rrugën Milot-Balldren, pra janë tre procedura në vijim e sipër, ndërkohë që të tjerat Vilma Nushi, Ilir Rrapaj, Jani Karathano, Stela Gugaro, Klodian Zoto, Klodian Zoto, përsëri Klodian Zoto, Shefqet Kastrati, Pëllumb Salillari dhe Rrok Gjoka, janë PPP dhe koncesione të përfunduara dhe për të cilat buxheti i shtetit ka filluar apo fillon së shpejti disbursimin e fondeve publike” – u shpreh kryedemokrati.



1 Comment

  1. Shiko veten ne pasyre Luli, kush jane ata oligantet e tu dhe te Saliut?
    Ti je puntori i saliut, dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *