• |
ide | kryesore

Demi shfaqet në publik pas mbidozës

Paparazzi, Slider



Në korrik të këtij viti këngëtarja Demi Lovato kaloi situatën më të vështirë të jetës së saj. Për shkak të mbidozës këngëtarja kaloi një kohë të gjatë në spital duke qenë se kishte probleme serioze me shëndetin. Pasi gjendja e saj shëndetësore u përmirësua, këngëtarja ju drejtua qendrave të rehabilitimit dhe aty kalon një pjesë të mirë të kohës. Edhe në foton e parë të publikuar nga mediat pas kaq shumë kohësh, ajo shfaqet duke biseduar me mikeshën e saj pranë qendrës. Për t’ju shmangur paparacëve ajo është mbuluar e gjitha, megjithatë arrihet të shihet se duket e lumtur për momentin dhe se gjendja e saj është shumë e mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *