• |
ide | kryesore

Do të ketë të arrestuar? Forcat Speciale kontrolle në Lac e Lezhë, në sitë makinat luksoze

Lajme, Të fundit

Vazhdojnë kontrollet e shumta të policisë në vend. Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, FNSH e Shkodrës dhe policia Rrugore  lokale kanë ushtruar kontrolle të befasishme në Laç dhe në Lezhë. Në fokus të operacioneve kanë qenë makinat luksoze, të cilat nuk i kanë shpëtuar kontrolleve të Forcave Speciale në këto dy qytete.

Kontrollet po kryhen në kuadër të kontrollit të territorit për kapjen e personave që qarkullojnë me arme zjarri, me lëndë narkotike si dhe për arrestimin e personave në kërkim. Po sipas të njëjtave burime gjatë aksionit në Lac e Lezhë, janë kontrolluar rreth 41 mjete luksoze si dhe janë shoqëruar për verifikim 17 persona.

Foto e dërguar nga një qytetar në redaksinë tonë, është shkëputur gjatë operacionit të kryer nga Forcat Speciale mbrëmjen e kaluar, i cili  shprehet se prania e forcave speciale ka rritur sigurinë në qytet. Prej disa ditësh FNSH dhe policia janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet më problematike të vendit, me qëllim parandalimin e akteve kriminale si edhe arrestimin e personave në kërkim

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu