• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Tirana e Partizani të parët që zbresin në fushë, sepse të premten është derbi…

F1, Sport



Mesjava sjell Kupën e Shqipërisë me 32 skuadra që do të diskutojnë kualifikimin në Grupet A e B. Të përfshira janë skuadrat e Superiores, Kategorisë së Parë dhe të Dytë, me të gjitha ndeshjet që do të luhen të mërkurën, me përjashtim të dy takimeve që hapin siparin e raundit të martën. Partizani e Tirana do të luajnë ndeshjet e tyre një ditë më parë për një motiv shumë të rëndësishëm: të premten është derbi kryeqytetas ndaj dhe skuadrat duhet të kenë kohën e mjaftueshme për të dhënë spektaklin që pret kryeqyteti.

Partizani do të luajë në shtëpi kundër Tërbunit. Pukjanët që janë skuadra e vetme bashkë me Shkumbinin në Kategorisë së Dytë, nuk mund të jenë pengesë serioze për të kuqtë. Vetëm se Gega ka ndërmend të kursejë të gjithë titullarët e tij, për të patur një skuadër të freskët në derbi.

Përplasja e madhe e të premtes është gjithashtu në mendjen e teknikut të Tiranës Ze Maria. Braziliani më parë duhet të bëjë llogaritë me Ilirinë, që luan në Kategorinë e Parë. Fushë-krujasit nuk kanë asgjë për të humbur, por gjithashtu nuk duan të sakrifikojnë energji, që mund ti jetë më e vlefshme në kampionat, se në një kompeticion ku nuk kanë pretendime. Bardheblutë kanë shansin të rreshtojnë të gjithë talentet e rinj që kanë në skuadër, që mezi presin ti tregojnë Ze Marias se mund të besojë tek ata, për më shumë se thjesht një ndeshje Kupe.

Ky është kalendari i plotë i ndeshjeve që do të luhen të martën e të mërkurën për Kupën e Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *