• |
ide | kryesore

Mashtrimi me TVSH për 350 milion lekë të reja, arrestohet Elton Zoto në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një nga të akuzuarit për krijimin e kompanive me NIPT të lëvizshëm, me qëllim përfitimin e TVSH-së, Elton Zoto është arrestuar në Tiranë. 36 vjeçari u kap nga policia pasi ishte shpallur në kërkim bashkë me disa persona të tjerë bashkëpuntorë të tij. Në njoftimin e policisë thuhet se Zoto së bashku me Gëzim Çelën, Flamur Zoton, Xhemal Kushovën, Ylber Mollën (të arrestuar më datë 21.09.2018 në kuadër të operacionit TVSH), “kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja”.

Akuzat me të cilat do të përballet 36 vjeçari janë “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *