• |
ide | kryesore

PD flet me emra: Këtyre biznesmenëve do t’u sekuestrohet pasuria

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka publikuar sot një platformë që synon të çlirojë sipas saj, ekonominë e vendit nga oligarkët dhe korrupsioni. Deputetët Jorida Tabaku, Florion Mima dhe Enkelejd Alibeaj kanë numëruar abuzimet e qeverisë, tenderat, koncensionet dhe kompanitë që i kanë përfituar. Zotimi i opozitës është që paratë e fituara në mënyrë korruptive e klienteliste t’i kthehen qytetarëve ashtu si dhe pasuritë publike.


Po kështu sipas PD-së, zyrtarët publikë dhe kompanitë private të përgjigjen me pasurinë e tyre për përfitimet abuzive. Në platformën e opozitës përmenden me emra konkretë kompanitë që kanë përfituar fonde publike në mënyrë abuzive përmes tenderave apo me modelin e ofertave të pakërkuara. Deputetja Tabaku i renditi që nga koncensioni për Check Up-in e deri tek kompania ‘Air Albania’, të cilën Rama po e promovon së fundi edhe me udhëtime falas Tiranë-Stamboll. 


Sipas PD-së, nga zbatimi i kësaj platforme synohet që: “Paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste i merren dhe i kthehen qytetarëve dhe bashkë me të edhe pasuria. Pasuritë publike të përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste i kthehen të zotit të cilit i janëq marrë në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme. Kompanitë private do të përgjigjen për dy masat më sipër, për pasuritë e tyre për përfitimet abuzive”. 

PD sqaron më tej se paratë publike dhe pasuritë e konfiskuara së paku 2.2 miliardë deri tani, do të përdoren për shërbime dhe investime publike.

“Vendosja e këtyre masave ndëshkuese aktualisht, që do të sjellin edhe efektin demotivues për të mos u përfshirë nga ana palës private në praktikat e tjera abuzive, sjell edhe një gjë fare të prekshme për çdo biznes.Përmirësimin e klimës së binzesit për të garantuar konkurencë të lirë, dhe barazi përpara ligjit të subjekteve private. Gjendje e jashtëzakonshme, nevojë ekstreme, kërkon domosdoshmërisht masa të tilla ekstreme, drastike”, thuhet në platformën e opozitës.

Në fotot më poshtë shihni emrat e biznesmenëve që sipas opozitës duhet të japin llogari për paratë që u kanë marrë taksapaguesve shqiptarë përmes lidhjeve okulte me qeverinë ‘Rama’.

©LAPSI.al 

6 Comments

  1. Ah te qifshin qente e lagjes o surrat bythe, po vjerri jot oficerr ushtrie ku i gjeti leket per te bere pallat 13 milion euro na i trego pak ta dime dhe ne qe kemi nje jete ne emigrim e si kemi ber 100mij evro bashke

  2. Edhe për Ligjin e Dekriminalizimit, për hashashin e tj në fillim rilindasit talleshin, por…….. u fshinë roshi, prenga ndoka e shumë deputetë shokë të bajrave të Shkodrës, edhe me këta emra që përmend Basha dhe që janë shënjestër e PD sikur edhe 50% të bëjnë kanë bërë shumë.
    Prandaj ju qelbësirat e vogla parazite dhe injorante përgatituni të dilni të lypni se aq parazitë dhe injorantë sa jeni vetëm atë punë dini të bëni.

  3. Ne zamollahine e korrupsionit, vjedhjeve, e lekeve te droges nga nje tufe banditesh qe duhet te japin llogari per ato qe i kane bere ketij populli, ketu, dalin disa qorre, servile, argate, e bandite te rilindjes e mbrojne tere kete krim ekonomik te bashibozukeve kuqale. A keni turp, e ndonje cike seder qytetari, per ato qe ju jane bere e qe ju ben kjo rilindje kuqalesh, ore zuzare, e nuk i thoni nje fjale kesaj qeverie, por doni te kapeni me alibira pushtesh sigurimesish qe hedhin te tille komente per tiu shmangur realitetit. Ju,, qe duroni maskarallekun e poshtersine e maskarenjeve, duhet te jeni , ne mos qofshi pjese e bandave e hajduteve te pushtetit rilindas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu