• |
ide | kryesore

Policia italine kap gangsterin shqiptar, kishte në banesë karta identiteti false dhe plumba

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar në zonën e Livornos. Pasi e ndoqën për disa minuta, autoritetet italiane diktuan sjellje të dyshimta,  ndërsa më pas u bë edhe ndalim i shqiptarit.

Pas kontrollit në banesën në të cilën jetonte shqiptari, u gjetën dhe u sekuestruan dy karta identiteti të rreme  dhe një plumb 9-kalibërsh, shkruan “Livornopress”.

Sipas medias italiane, shqiptari nuk dha asnjë shpjegim për gjërat e paligjshme. I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur mendohet se është nga Elbasani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *