• |
ide | kryesore

PSG/ Asgjë për të bërë për Mbappe, Apeli lë në fuqi dënimin e Disiplinës

Sport



Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar në apel skualifikimin e sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappè, për tre ndeshje. Pas kartonit të kuq të marrë nga 19 vjecari në ndeshjen kundër Nimes në 1 shtatorin e kaluar, kryeqytetasit e kishin apeluar dënimin, por vendimi i Apelit e detyron tashmë Mbappe të vazhdojë të kryejë dënimin.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata franceze (FFF), që saktëson se Mbappè tashmë duhet të qendrojë jashtë fushave të lojës edhe për një tjetër ndeshje përpara se të kthehet të luajë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *