• |
ide | kryesore

Rama gënjen Gjykatën e Strasburgut, për kandidatët nga Shqipëria

Lajme, Të fundit

Pasi u përpoqën të ndikonin në mënyrë të paligjshme Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECtHR) në Strasburg për pezullimin e proceseve gjyqësore shqiptare që lidhen me pronat, duket se qeveria shqiptare hapur po keqinformon Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me listën e saj të katërt të kandidatëve për pozicionin e gjykatësit shqiptar në Gjykatë e Strasburgut.

Exit.al ka lexuar një letër të datës 23 korrik 2018 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga ambasadorja e Shqipërisë në Këshillin e Europës, Albana Dautllari. Në letër Ambasadorja ka pohuar se të gjitha kandidaturat e paraqitura nga Shqipëria kanë kaluar procesin e vetingun. Me një anglishte të ngatërruar, Dautllari është shprehur:
Duke marrë parasysh rëndësinë e profesionalitetit dhe integritetit moral, kontrolli i figurës së gjykatësve dhe prokurorëve në systemin gjyqësor shqiptar, si dhe i të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë të gjykimit, nën zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, kandidatët për pozicionin e gjykatësit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ kanë kaluar procesin e rivlerësimit (vetingut). [nënvizimi i yni]

Ky pohim është i pavërtetë. Asnjë nga të tre kandidatët e paraqitur nga Shqipëria nuk i është nënshtruar procedurave të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sokol Berberi u dorëhoq nga Gjykata Kushtetuese përpara se t’i nënshtrohej vetingut, ndërsa Darian Pavli dhe Mariana Semini nuk kanë pasur funksione që t’i nënshtroheshin vetingut.

Megjithatë, Dautllari deklaron në paragrafin më poshtë se:

“Profesionistët e tjerë ligjorë, të cilët nuk bënin pjesë në kategoritë e përmendura në Kushtetutë, ishin subjekt i parimeve bazë të procesit të rivlerësimit, i cili u zbatua përmes hetimit dhe vlerësimit të aftësive, kompetencave, figurës, aseteve dhe aspekte të tjera, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Një aplikant u përjashtua nga procesi, si pasojë e procesit të rivlerësimit (vetingut).”

Me fjalë të tjera, ata të cilët nuk iu nënshtruan vetingut për shkak se nuk bënin pjesë në kategoritë që i nënshtrohen vetingut (në fakt, të tre kandidatët) u vlerësuan “në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse”.

T’i nënshtrohesh vetingut do të thotë të kalosh të gjithë procesin e rivlerësimit. Asnjë nga kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut nuk e ka kaluar një proces të tillë—që do të thotë se asnjëra prej tyre nuk i është nënshtruar vetingut.

Ndaj është krejtësisht keqinfromuese që qeveria shqiptare i deklaron Strasburgut se “të gjithë aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën e Starzburgut kanë kaluar procesin e rivlerësimit (vetingun)”./exit

10 Comments

  1. Nuk jeni me ler tu lexuar. Cdo lajm e ktheni kundra qeveris. Nuk jam kundra kesaj, po nuk ka mundesi qe edhe kur qeveria ben 1 te mire ne 100 te keqia prap ta akuzosh. Per mua kjo eshte e qellimshme dhe te mbash nje ane te caktuar. Keshtu vazhdoni…. Mos pyesni veten me von pse nuk po jua fershellen njeri.

  2. Te besh opozite, nud do te thote qe te permendesh te mirat qe ben qeveria, sepse,,,,,a e shikoni se kjo qeveri nuk po pranon asnje keq berje a shkelje ligji? A e shihni se me c;propagande mashtruese del cdo dite, duke genjyer per mire ekonomine qe gjoja kjo po ben, e per vjedhjet, e gllaberimet e taksave dhe te pasurise publike vendos diktatura. E cte mira duhet ti themi kesaj qeverie? Per mua, oponenca e kesaj gazete onllajn,, eshte e mire e teper liberale edhe ne lejimin e daljen e komenteve on llajn, pra,, ne qytetaret, qe krikojme bemat e pushtetit qe na ka pushtuar, duhet qe te levdojme edhe punet e mira te qeverise””’Po mire ore zoteri”” Perse e kemi zgjedhur ,, per te bere pune te mira, a po pune te keqia? Per keto i kerkojme llogari, e i behen vrejtje qeverise. A shiko ndonje rast qe qeveria prano gabimet? Kurre. A prano qeveria deshtimet? _ jo, kurre,,,, e atehere u dashka qe tia futim ndonje ;;furce” … JO,,,JO servilet i ka ne tepsi, zorraxhinjte i zhvillo rilindja me qelbesirat e saj.

  3. Fake News..

    Po ju o gazetare, na e nxirrni dhe ne te tjereve letren ( ne anglisht) . Dime te lexojme dhe nxjerrim konkluzojnet vete.

    Qe kur lexoj frazen ‘ Exit.al ka lexuar një letër të datës 23 korrik 2018 ku ….. ” me krijohen shume dyshime per ‘ lajme te genjeshter’ ose te ‘defromuar’..

    Jam gati e sigurte qe eshte FAKE NEWS.

    1. Une mendoj se lajmi nuk eshte Fake Nwse por i deformuar.

      Nuk e besoj sepse gengjeshtra qe ata kan kaluar vetingun eshte shume e madhe dhe te gjithe e dine se vetingun po e drejtojne eruopianet. Pra sot ose neser do te dilte kjo gengjeshter. Eshte thjesht deformim i lajit me dashakeqsi.
      Mundet qe dhe letra te mos egzisotje fare , dhe ai portali exiti e ka krijuar komplet si histori .

  4. letra qeka e korrikut
    po tishte e vertet kjo gjo
    do dilte basha ne do bertiste me te modhe

    t pushohet ka puna kjo ambasadorja jon ne kshillin e evropes

  5. Per nje mendim ,,, te ketij me pseudonimin Tironci,,,ti mos e perdor, e abuzo me tironcit, sepse nese do ishim, ose te ishim keshtu me kete mendjen tate,,, do na thonin,,,, ,,( ashtu si ta kom thone ne nje koment) se ti si katinar, duke ardh ne Tiron me nji kacile fiq, ke ra nga gomori, e ke pesu difekt….Mjere tironci, nese do perfaqesoheshin me njerez si ti. Sherbej rilindjes, se ishalla te mjeko trute.

  6. Per nje mendim ,,, te ketij me pseudonimin Tironci,,,ti mos e perdor, e abuzo me tironcit, sepse nese do ishim, ose te ishim keshtu me kete mendjen tate,,, do na thonin,,,, ,,( ashtu si ta kom thone ne nje koment) se ti si katinar, duke ardh ne Tiron me nji kacile fiq, ke ra nga gomori, e ke pesu difekt….Mjere tironci, nese do perfaqesoheshin me njerez si ti. Sherbej rilindjes, se ishalla te mjeko trute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu