• |
ide | kryesore

Selena Gomez dhuron rrobat për fansat

Paparazzi, Slider



Selena Gomez njihet për bamirësitë që bën dhe sidomos kohët e fundit. Fillimisht këngëtarja rrëfeu se ishte vullnetare në një organizatë jofitimprurëse kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Dhe tani ajo dëshiron të dhurojë për ndjekësit një prej fustaneve të gardërobës së saj. Këngëtarja tregoi dje në Instastory një fustan me pupla të gjelbra dhe me temina duke u shprehur: “Ky është fustani që kam veshur në videoklipin e këngës ‘Back to You’ dhe dua t`ia dhuroj dikujt. Kështu që nëse e doni më thoni dhe do t`jua dërgoj, pasi qëndron në dollapin tim dhe nuk është përdorur më.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *