• |
ide | kryesore

Selena Gomez heq dorë nga rrjetet sociale

Paparazzi, Slider



Pas një fundjave plot postime gazmore në Instagram, duket se Selena Gomez është mërzitur dhe ka vendosur të bëjë një pushim nga mediat sociale.

Pak orë më parë këngëtarja njoftoi për mes një fotoje në Instagram se ka vendosur të mos postojë për disa kohë dhe dha një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote!

Përditësim:Po marr një pushim nga mediat sociale. Përsëri. Sa më shumë që u jam mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh, unë jam po aq mirënjohëse që jam në gjendje të tërhiqem dhe të jetoj jetën time dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt” – shkruan Selena mbi foton e publikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *