• |
ide | kryesore

The Best, në Kroaci e dinë fituesin….e tallen me Ronaldon

Sport



Mbrëmje tjetër gala, të tjera polemika? E vështirë, madje krejt e pamundur t’i bësh të gjithë në një mendje kur dorëzohet një cmim. U pa në dorëzimin e cmimeve të UEFA, kur fitorja e Luka Modric i ka bërë të lumtur disa, e disa të tjerë jo. Objektiviteti i gjykimit në fund të fundit është personal. Vetëm se tani situata përsëritet, sepse të tre futbollistët që do të konkurojnë për cmimin The Best, që këtë herë jepet nga FIFA, janë të njëjtët me ata të listës në Zyrih. Edhe këtë herë ka një favorit.

Luka Modric synon të bëjë bis, duke kaluar përsëri Cristiano Ronaldo e Momo Salah. E nëse për cmimin UEFA mund të kishtë dyshime, në këtë rast vështirë se mund të fitojë një nga dy të tjerët. Arsyeja është se përvec sezonit me klubin është për tu marrë në konsideratë edhe Botërori, ku Kroacia arriti në finale, ndryshe nga Portugalia (jashtë në 1/8 kundër Uruguay) e Egjipti (që u ndal në fazën e grupeve pavarësisht një grupi jo shumë të komplikuar). Gjithcka të con drejt kurorëzimit të mesfushorit të Real Madrid, që pastaj do të hedhë sytë nga Topi i Artë.

Duket kaq e sigurtë sa edhe sondazhet në rrjetet sociale nuk bëhen kush do fitojë, por…kush do renditet i dyti! Kjo është gjetja ironike e shfaqur në profilin zyrtar Tëitter të Federatës kroate, që në ditën kur vendoset fituesi kanë bërë thirrje për votim. E teksti i sondazhit është një tallje e vërtetë. “Kush meriton të arrijë i dyti për cmimin The Best?”. Si për të bërë të qartë se shkalla më e lartë e podiumit është e dorëzuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *