• |
ide | kryesore

T’i ngresh kurth rastësisë: Formula e matematikanit rumun, që fitoi 14 herë lotarinë

Stil

Mundësia që “të goditesh nga rrufeja” është katër herë më e madhe se ajo e kapjes së një lotarie. Por për Stefan Mandel nuk funksionon kështu.

Ai është ekonomist dhe matematikan rumuno-australian dhe e ka fituar 14 herë lotarinë me anë të një teknike që ka zhvilluar vetë. Dy fitoret e para i ka pasur në Rumani, kur po përpiqej të mblidhte paratë që i nevojiteshin për t’i ikur sistemit komunist. Në atë kohë fitonte 88 dollarë në muaj.

Falë parave të fituara, ai u transferua në Izrael e më pas në Australi, ku ka fituar edhe 12 herë të tjera.

Shumë prej atyre që fitojnë lotari i humbasin shpejt të gjitha paratë. Ata blejnë shtëpi dhe makina luksi, luajnë në lojëra fati apo përfshihen në çështje gjyqësore.

Ekspertët thonë se për të shmangur të gjitha këto, fatlumët duhet të kërkojnë që në fillim ndihmën e një avokati apo konsulenti financiar.

Le të kthehemi te ekonomisti rumun. Ai u përpoq të manipulonte lotarinë e Virginia-s, por drejtuesit fituan betejën ligjore që pasoi me 20 muaj burg për të.

Mandel tani jeton në Vanuatu, një shtet-sihull në Paqësorin Qendror, i njohur për vullkanët dhe ujëvarat.

Në kohën kur ai pati sukses, skema e tij ishte e ligjshme. Por sot, ligjet e reja në SHBA dhe Australi e bëjnë të pamundur një sukses të ngjashëm. Nuk mund të blesh më një bllok biletash dhe as të stamposh biletat e tua në shtëpi, dy nga shtyllat kryesore të metodës Mandel.

Ja skema e tij:

Përllogaritja e numrit total të kombinimeve të mundshme (për një lotari që kërkon të zgjidhni gjashtë numra nga 1 në 40, që do të thotë 3 838 380 kombinime).

Zgjidhen lotari, jackpot-i i të cilave është tre apo më shumë herë se numri i kombinacioneve të mundshme.

Mblidhen paratë e mjaftueshme për të blerë çdo kombinacion (Mandel përdori për këtë një rrjet investitorësh prej 2524 të tillë në rastin e lotarisë së Virginia-s).

Printohen miliona bileta me secilin kombinacion (në atë kohë ishte e ligjshme, por tani biletat blihen direkt nga zyrat e autorizuara).

Dorëzohen biletat te shitësit e autorizuar.

Merren paratë e fituara dhe paguhen investitorët (Mandel ka futur në xhep vetëm 97 mijë dollarë pasi fitoi plot 1.3 milionë dollarë në vitin 1987).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu