• |
ide | kryesore

Vettingu, Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren Nertina Kosova: Nuk është kryer hetim i plotë!

Lajme, Të fundit

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK ndaj subjektit të rivlerësimit znj. Nertina Kosova, magjistrat/gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kandidate për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Më 18 korrik 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë gjyqtaren por sipas komisionerit publik ndaj gjyqtares nuk është kryer hetim i plotë


“Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” thuhet në argumentet e Komisionerit publik.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu