• |
ide | kryesore

Xhafaj: “Bajrët” grup i dhunshëm me mbështetje politike dhe influencë në polici

Lajme, Të fundit

Grupi kriminal “Bajri” i cili u shkatërrua se fundmi nga policia e shtetit, ka pasur influencë të rëndësishme politike, por edhe në policinë e Shkodrës. Deklarata u be nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ne studion e Sokol Ballës në Vizion Plus.

“Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këtë influencë. Gjej rastin të përshëndes prokurorët e kësaj çështjeje për kurajën sepse kanë qenë mes dy zjarresh. Nga njëra anë për presionin që kanë nga këto grupe dhe së dyti edhe nga sulmet e opozitës. Është anormale që në momentin që në kryesojmë nje operacion për të goditur krimin, mesazhi I parë I shkojnë njerëzve me influence ne politike. Na janë dashur orë të tëra përgjimesh dhe hetimesh për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj” – tha Xhafaj.

Xhafaj renditi tipologjinë e këtij grupi të cilin e konsideroi ndër 6-7 më të rrezikshmit në vend dhe shumë të dhunshëm dhe agresiv sidomos me rivalët e tij.

“Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policinë dhe prokurorinë që merren me hetimin e tyre nuk është punë e lehtë pasi është proces i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh. Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore. Konkretisht nga muaji shkurt nga nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave.

Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortët në veri. Është një grup i mirëstruktuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore. Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veprimtari të rregullt kriminale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti.

Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër. Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjikë. Është një grup shumë i dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave. Akuzohet për disa vepra penale, trafik droge, qeniesh njerëzore, vrasje, përdhunime dhe vënie eksplozivi. Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmëri të lartë shoqërore” – tha Xhafaj.

Xhafaj tha se jane 9 grupe kriminale te goditura ne vitin e fundit. Me konkretisht ne qytetin e Fierit ai shtoi se nga 4 grupe te evidenuara nga task forca operacionale, deri tani janë shkatërruar dy grupe. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Bela, Olsa,, si duhe qe larg veshtrimi tuaj mendor te beje ato alibira,,,,,vetem nese jeni ne zyrat e propagandes se gebelsit te qeverise qe shpifni, e sajoni thenie te tilla qe edhe femijeve ne kopeshte po tua thuash nuk i beso , e jo me ju. Por si guake, pa horizont e aresye politike shpifni rreth maredhenieve te grupit mafioz me Pdne, apo me ish presidentin? A e dini ju se sa muaj ka qe PDja po denoncon per kete, e grupet e tjera ne Shkoder? por ne se ajo(PDja) i ka te vete sipas jush, dhe alibise se ministrit hashasisht, perse akuzen se zbatuat para 6 muajsh e me shume por tashti, sepse kjo do siskretitonte PDne, por shteti u hodh ne aktivitet kur ia kerkoi nje shtet europian. Jeni skenariste, e filmaxhinj te shkolles se sigurimit, e si trashegimtare, po shfletoni literaturat e baballareve tuaj, por kudo keni deshtuar, e do deshtoni, bota nuk ecen me mashtrime e me sajime por me vepra te perparimit e jo mashtrimit.

  2. Udit,elsa dhe bela,,po dukesh qe je nje dor o legen(e),o flliqesirat e ripjerdhjes,,o pragsa,,o rrac e ndyr,,po pse vet perdoreni kaq shum,,po dhe Pd – ja po erdhi neser ne pushtet dhe mer dhe i ben deputet kriminelat,dhe kryetar bashkie e drejtora e tj etj se nuk u mbarohen ktyre robqirave dallaveret dhe Pd- ja ne te semes te vej te qerohet,po pse xhafa dhe rama do i kapte kta o pragsa?po ka ardh dosja nga Belgjika kushedi sa koh ka qe e fshehin kta,,nuk ja vlen te harxhosh koh me kta ripjerdhesat dobiça por robt ku i keni rrac e ndyr se e kthyet Shqiperin nje me Afriken,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu