• |
ide | kryesore

Zbulohen manovrat për zhvatjen e 350 milion lekëve nga TVSH

Lajme, Të fundit



Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë ka zbuluar sesi funksiononte skema e mashtrimit me TVSH nga kompanitë fiktive të krijuara nga një grup personash. Pas një hetimi disamujor u bë i mundur ndalimi i shtetasve Gëzim Çela, Flamur Zoto, Ylber Molla, Xhemal Kushova, Ermal Zoto si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas me iniciale XH.Ç, E.A, M.A.

Xhemal Kushova rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “XH&XH 2015“ me Nipt L51727007A.

Gëzim Çela rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “IMPEKS&ALB “ me Nipt L31722007T.

Flamur Zoto rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “TONI-AL“ me Nipt L51313017R.

Ylber Molla rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “Mar Ar – 2014 “ me Nipt L41805020L.

Shoqëritë e sipërpërmendura kryenin blerje brenda vendit dhe importe në vlera të larta, ndërkohë që shitjet ishin fiktive dhe në vlera më të ulëta duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe abuzuar me kreditimin e TVSH-së. Produktet e blera nga këto shoqëri i faturoheshin shoqërive të tjera, aktiviteti i të cilave nuk korrespondonte me atë të shoqërive nën administrimin e shtetasve të sipërpërmendur. Në përfundim të punës hetimore dhe proceduriale, grupi i hetimit sekuestroi provat materiale si blloqe TVSH-je, fatura TVSH-je, mandate etj.

Sipas të dhënave paraprake dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit rezulton në shumën 350,000,000 lekë.

Këto subjekte në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe me subjekte të tjera kanë konsumuar elementë të veprave penale “ Skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehje të ardhurash” dhe ‘’Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’’ të parashikuara në Nenet 180, 181, 144/a dhe 190/2 të kodit penal. Grupi hetimor po vazhdon procedurat hetimore në lidhje me shoqëri të tjera, të cilat kanë kryer shit/blerje me shoqëritë në fjalë.



2 Comments

  1. Nese kane terhequr leket nga Tvsh e kreditueshme, shikoni paj se kush jua ka miratuar… Se nuk ta miraton njeri po nuk parapagove rryshfet ne dore 30% te asaj qe do marresh.

  2. Nese kane terhequr leket nga Tvsh e kreditueshme, shikoni pak se kush jua ka miratuar…dhe hetojeni…. Se nuk ta miraton njeri po nuk parapagove rryshfet ne dore 30% te asaj qe do marresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *