• |
ide | kryesore

Abramovich fikson çmimin e çmendur: Chelsea kushton 3,3 miliard euro

Sport



Epoka e Abramovich tek Chelsea duket se ka mbërritur në fund, ndoshta. Sipas “Bloomberg”, pas 15 vjetësh manjati rus po mendon të shesë klubin dhe i ka kërkuar Raine Group LLC në Neë York për të gjetur një blerës. Kërkesa e bosit të Blues, që e mori shoqërinë në 2003 në prag të falimentimit, vërtitet rreth 3,3 miliardë euro. Një shofër shumë e lartë, duke marrë në konsideratë vlerën e klubeve të tjera më të titulluar se Chelsea.

Statistikisht, në 15 vitet e Roman Abramovich, Chelsea ka fituar 5 Premier League, 5 FA Cup, 2 Community Shield, 2 League Cup, një Champions League e një Europa League. Suksese të rëndësishme, që kanë ardhur falë blerjes së lojtarëve të mëdhenj e marrjes së trajnerëve të kalibrit të Mourinho, Ancelotti, Di Matteo, Benitez e Conte.

Investime që e kanë bërë Chelsea një nga klubet më të rëndësishëm të Europës, por që tani duket se për Abramovich ka ardhur momenti tia shesë ofruesit më të mirë. 3,3 miliardë euro është një shifër e cmendur, gati jashtë merkatos, por po të kesh parasysh se Abramovich kohë më parë refuzoi 2,3 milliard stërlina për klubin, nuk duket edhe aq e pamundur të ketë të interesuar….



1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *