• |
ide | kryesore

Apartamenti në Tiranë përfshihet nga zjarri, vdes brenda banesës së tij një 60-vjeçar

Lajme, Të fundit
zjarri.jpg



Nje person ka humbur jeten, pasi banesa e tij u perfshi nga flaket. Ngjarja ka ndodhur ne Tirane, ku nje aparatament eshte perfshire nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë i cili është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri. Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *