• |
ide | kryesore

Arrestohet kreu i Hipotekës në Shkodër

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar kreun e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka. Arrestimi i tij është bërë pas një urdhëri të firmosur nga prokuroria. Mësohet se ndaj tij rëndon akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës. Bashkë me të është arrestuar edhe një vartësja e tij në Hipotekë, shetësja Mirjam Bletaj.

Disa ditë më parë prokuroria arrestoi shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj, ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar çertefikatën e pronësisë.

©LAPSI.al 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *