• |
ide | kryesore

Dridhet PSG, Mbappe e fut në telashe me Uefa-n

Sport



Telashet nuk kanë mbaruar për Paris Saint Germain, sepse këto ditë Uefa po rimerr në dorë disa dosje të skuadrave që kanë thyer Fair Play Financiar e francezët në këtë pikë kanë nisur të dridhen. Hetimi në verë i llogarive të PSG, që fillimisht u mbyll, ka tashmë zhvillime të reja: “Do të bëjmë një kontroll më të kujdesshëm”.

13 qershorin e kaluar Uefa kishte vendosur të mos e sanksiononte Psg: por tani dhoma e hetuesve ka ndërmend të aplikojë të tjera hetime mbi bilancet parisiene. Pika kyce duket se do të jetë Kylian Mbappé dhe jo Neymar, transferim i të cilit i ka shifrat të njohura. Blerja e sulmuesit francez është ajo që do të futet në lupë.

Mbappé erdhi nga Monaco në huazim me blerje të detyruar, të fiksuar në kuotën e 180 milionë euro: një mënyrë për të shtyrë pagesat e cmendura në një sezon. Praktikisht një lloj operacioni që Uefa nuk e sheh më me sy të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *