• |
ide | kryesore

Durrës, zhduken nga shtëpia dy adoleshente. Nëna bën denoncim pas 8 ditësh

Lajme, Të fundit



Një grua 45 vjeçare ka denoncuar në polici largimin nga banesa të dy vajzave të saj përkatësisht 19 dhe 16 vjeçare.

Prej datës 16 shtator vajzat janë larguar nga banesa ndërsa e ëma ka bërë denoncimin më 24 shtator.

Më datë 24. 09. 2018, shtetasja M. P., vjeçe 45, banuese Durrës, kallëzon se më datë 16. 09. 2018, vajzat e saj, shtetaset S. P., e E. P., vjeçe 19 e 16, banuese në Durrës, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Policia informon se po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *