• |
ide | kryesore

Është derbi edhe në Kupë; Tirana e Partizani shënojnë njësoj

F1, Sport



Aromë derbi edhe në Kupën e Shqipërisë, ndonëse në distancë. Tirana e Partizani, që janë thirrur në çështje të luanin 24 orë përpara të tjerëve, pikërisht për shkak të derbit të së premtes, kanë bërë performancë edhe në ndeshjet e Kupës, duke shënuar nga 4 gola respektivisht ndaj Ilirisë dhe Tërbunit.

Edhe pse i sigurtë në suksesin 1-0 të ndeshjes së parë, Partizani nuk i beson shumë Tërbunit dhe tekniku Skënder Gega la në fushë edhe disa titullarë të rëndësishëm për ndeshjen në Pezë.
Sinjalet më të mira tekniku kryeqytetas i ka marrë jo nga Rubin Hebaj, por nga Çinari. Shkodrani ishte autor i dy golave dhe një prezantimi në nivel optimal. Golin e parë sulmuesi e shënoi me kokë, ndërsa i dyti ishte i denjë për klasin e tij, me një parabolë mbi portierin.

Megjithatë, e gjithë ofensiva e të kuqve ka shkuar në gol dhe ky është fakti më pozitiv për teknikun e Partizanit. Jurgen Bardhi shënoi golin e dytë të ndeshjes, ndërsa Hebaj, që në kampionat nuk po e gjen dot golin, ka shënuar në Kupë një gol që Gega shpreson shumë të jetë goli që do të zhbllokojë sulmuesin.

Katër golave të Partizanit, i është përgjigjur Tirana, që pothuaj përsërit rezultatin e ndeshjes së parë (1-4). Junus Sentamu është shkatërruesi i Ilirisë dhe frikësuesi i Partizanit të premten. Tre gola të sulmuesit janë sinjali që priste Ze Maria.

Braziliani ka parë mekanizmin e skuadrës së tij të funksionojë në mënyrë të shkëlqyer. Sentamu ka kombinuar me Karabecin, Ngoo dhe Ismailgecit në rastet e golit, duke treguar se mes bardhebluve është rikthyer impakti mirëkuptues në lojë.

Golin e katërt e shënoi Ngoo, nga i cili Ze Maria shpreson të jetë protagonisti i sezonit. Rikthehet në formacion kapiteni Karabeci, pas pankinës në kampionat dhe ishte mudnësia e Grecës për të treguar vetën në 90 minuta, sepse në derbi nuk lejohen gabimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *