Donald Dervishi dhe Borsion Spaho ishin dy mësuesit të cilët u vlerësuan nga të gjithë për gjestin e tyre. Ata zgjodhën që me të ardhurat e tyre dhe nëpërmjet një fushate mbledhje fondesh të ndërtonin shkollën në fshatin Vëndresh Mal në Skrapar. Shkolla e tyre ishte pa çati dhe çfarë binte jashtë futej brenda. Dy mësuesit ia dolën ta ndërtonin shkollën, por që në ditën e dytë të mësimit u ka shkuar për kontroll Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i cili u ka gjetur gabime. Në një postim të bërë në “Facebook”, Donaldi shpreh indinjatën e tij për institucionet që “nuk mundën të bëjnë mirë, por nuk e kanë problem të bëjnë keq”.
Postimi i plotë:
Miq, ju kujtohet qe ne, ne bashkepunim me Bashkine Skrapar filluam te benim disa rregullime te shkolles se fshatit Therepel per nevojat e vitit shkollor 2018-2019, e cila eshte shkolle vartese e shkolles “Ferit Bregu” Vendreshe.
Ju kujtohet besoj.
ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur diten e dyte te shkolles per kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan : “Ne nje pjese te shkolles po kryehet mesim, ne pjesen tjeter po behet rikontruksion i shkolles”.
Populli thote: “Kur nuk ben mire, keq pse bën?”
….
Se cfare pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh…
KETE DINE TE BEJNE, ME DEMEK INSPEKTORET E ISHSH BERAT, POR QE I KEMI NGA SKRAPARI.
TURP T’JU VIJE, QE NUK ARRINI TE KUPTONI QE PUNIMET NE PJESEN E JASHTME TE SHKOLLES, NUK KANE PENGUAR VAZHDIMIN E PROCESIT MESIMOR!
Po nga nje ane nuk keni faj, se me nje dite inspektim justifikoni rrogen per 6 (gjashte) muaj…
***
Te Faleminderit o shtet qe mban ne pune njerez te paafte!







