• |
ide | kryesore

FOTO/ U shëndosh sa nuk bënte dot seks, por shikoni si duket pasi u dobësua 100 kg

Pikante



Një 38-vjeçar vendosi të dobësohej pasi shëndeti i tij i tepërt nuk e lejonte të bënte seks. Kjo gjë u bë serioze pasi e çoi drejt dështimit martesën e tij. Stephen Ringo arriti 185 kg pasi la sportin në vitin 2005 dhe u martua.

Dashuria e tij për hamburgerët dhe picat bënë që inxhinieri i “softëare”-ve të shtonte në peshë pa pushim. Amerikani nga Tenesee vendosi të ndryshonte rrënjësisht jetën e tij 14 vite pasi nisi ngrënien e pakontrolluar.

“Pesha ime ishte faktori kryesor që më ndau nga gruaja. Shëndeti më shkatërroi jetën seksuale. Nuk mund të bëja shumë gjëra. Edhe të vishesha e kisha vështirë. Kurrë nuk gatuaja vetë, haja vetëm hamburgerë te McDonald’s. Merrja një racion familjar me dy Big Mac, dy patate të skuqura të mëdha dhe dy gota të mëdha Coca-Cola”, – thotë Ringo.

Prej vitesh ai ka nisur stërvitjen dhe ka rënë 100 kg, por ende ka lëkurë që i varet dhe që mund të hiqet vetëm me operacion, të cilin për momentin nuk ka me se ta paguajë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *