• |
ide | kryesore

Juventus/ Nuk është Ronaldo më i miri në Europë, por çmimin e merr Marotta

Sport



Cristiano Ronaldo nuk fitoi cmimin e Fifa-s si lojtari më i mirë isezonit të kaluar, por Juventus mund të buzqeshë me Beppe Marotta. Jo në Londër, por në Madrid drejtori i përgjithshëm bardhezi është vlerësuar me çmimin si menaxheri më i mirë në Europa. Në faqen zyrtare të kampioinëve të Italisë shkruhet: “Zyrtarizimi është bërë nga WFS Industry Awads – Best Executiv dhe vlerësimi i këtij viti shkon për administratorin e deleguar të Juventus, trofe që i është dorëzuar nga Presidenti i Liga, Javier Tebas, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Teatrin Goya të Madrid, në prezencë të përfaqësueseve të FIFA, UEFA, CONCACAF, CONMEBOL, ECA e të klubeve më prestigjioze të futbollit europian e botëror”.

“Mes kandidatëve edhe Jose Angel Sanchez e Ferran Soriano, administratorët e deleguar të Real Madrid e Manchester City, por juria, duke patur parasysh edhe indikatorët KPI (Key Performance Indicator) për sa i përket financave, operacioneve, investimeve e inovacioneve, ka vlerësuar Marotta si menaxheri që më shumë se kushdo tjetër, me punën e tij, i ka mundësuar klubit të tij të rritet për të arritur rezultate të mëdha, falë edhe përdorimit me efikasitet të burimeve në dispozicion”, mbyllet komunikata e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *