• |
ide | kryesore

Lista e oligarkëve/ PS nis sulmin ndaj Bashës, tregon 6 kompanitë e kunatit të tij

Lajme, Të fundit



Një ditë pasi opozita denoncoi publikisht me emra kompanitë dhe biznesmenët që sipas saj kanë përfituar në mënyrë abuzive para nga qeveria, mazhoranca ka nisur sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Deputetja socialiste Klotilda Bushka Ferhati, përmes një deklarate të lexuar, jo nga selia e PS-së, por nga Kryesia e Kuvendit, i ka numëruar Bashës bizneset kunatit të tij, Erion Isufi. Më poshtë pjesë nga deklarata e deputetes së PS-së. 

‘I pyetur dje në një emision televiziv, Lulzim Basha deklaroi se asnjë familjar i tij nuk zotëron ndonjë firmë konsulence, aq më pak të lidhura këto me shtetin apo me ata që ai i konsideron si oligarkë. Edhe një herë më shumë, lideri i opozitës doli në televizor për të mashtruar opinionin publik. Kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”.

A e dini se vetëm “Landmark Communications” dhe “Premium Print”, që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë. Vetëm vitin e kaluar, xhiro e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra. Pra, një rrjet kompanish që qarkullojnë shuma kolosale, “deklarojnë” se u mbeten në xhep po aq sa fitojne shumë biznese të vogla qe kanë një marzh fitimi prej më pak se 5%. Por, mashtrimi me taksat është halli më i vogël që ka Luli dhe familjarët e tij.

Të gjitha këto para që siguron kjo “perandori” konsulence janë siguruar direkt duke punuar eksluzivisht me bizneset më të mëdha në vend, të cilat sot, në një tentativë të qartë gjobëvënie ndaj biznesit janë vendosur në “listën e zezë” të Lulit. Si ka mundësi që ndërsa Luli përbetohet se do të pastrojë vendin nga “oligarkët”, kunati, gruaja dhe e gjithë familja e tij pasurohen përditë e më shumë duke punuar me të njëjtët persona? Shumë nga biznesmenët, të cilët Luli i ka grupuar bashkë në listën e tij të zezë, prej vitesh derdhin para direkt në xhepat e familjes së tij, përmes kontratave që kanë me kompanitë e kunatit”, tha deputetja e Ferhati në deklaratën e saj. 

Më tej ajo shtron disa pyetje për kreun e opozitës

Po përse pra këto dy standarte? Përse Luli nga njëra anë mbush xhepat dhe nga ana tjetër del me shpatë në dorë kundër biznesit? A mos vallë fushata e nisur nga kryetari i opozitës, ndaj të njëjtëve persona që e kanë ndihmuar të pasurohet, është një fushatë gjobvënie, përmes të cilës Basha pretendon të blejë heshtjen e bizneseve?

A mos valle Lulzim Basha po ben pikerisht ate per te cilen akuzojet brenda PD: Sulme nominale mbi biznesin për të vjelur taksën e heshtjes së tyre! A mos valle ky persekutim, stil sipas vitit 46, kundër kulakeve te anatemuar sot si oligarke, eshte nje sulm me maska politike i opozitës së bashkuar për të detyruar bizneset të paguajnë?

Apo mos vallë kunati i Lulzim Bashes kërkon më shumë prej tyre, nga sa merr rregullisht, dhe për këtë përdor altoparlantin e Partisë Demokratike?!

 



9 Comments

  1. Si fletërrufet e kohës së enverit, pa fakte, pa shifra.

    Nqs këto kompani të kunatit nuk paskan paguar tatimet dhe taksat i kujt është faji kur ju e ditkeni këtë gjë?

  2. Titull i pavarur i lapsit,kur flet luli ju thoni fakte te reja te opozites,kur flet ps na qenka sulm kundra lulit,luli beri be qe une dhe familjare te tij nuk kane bisnese,sot na del ndryshe.luli dhe familjaret jetojne me ndihme ekonomike.

    1. i pa emer ti nuk kja as mashkull as femer por derr i ridhjer stalini si rama.pusho pak o njeri se mut negjmije han qe ne gjini.

  3. ….moj zonje…nese mashtrojne ato me taksa, gabimi i juaj qe nuk i zbuloni ( ose jeni te trashe ose jeni pjese)…po ne te te shkreteve qe po na merrni taksa per arsimin, dopio takse per banesat, takse per klanin dhe topin, takse sa here ju ngrefet ju me nderru sahatin e ujit, takse per gjelberimin (betonin e lalit), takse per parkimin….po i kercenoni tregtaret: ose biznes i madh ose ul qepenin dhe nga ana tjeter ktheyt edhe nje here kioskat….po keto si te duken ty?? na cate trapin me gjithe ato tatimet e juaja…..po kupon tatimor ke pa ndonje here ato qebaptoret dhe birrarite qe uzurpojne sheshin skenderbej nje here ne jave??? ….se gjoja ishte sheshi i qytetareve….e keni kthyer me keq se c’ka qene Parku Rinia dikur….merreni me lulin dhe kunatin…shikoni veten se jeni me breke neper kembe…..meqe ra fjala: nuk late gje pa thene kur kunati luli vuri ato kioskat dhe beri ate fshatin e festave….Po tani pse e bllokoni cdo jave sheshin skenderbej dhe nene tereza me birra e qofte….po nuk keni faj ju…faj ka populli qe rri degjon ramen e lulin dhe nuk del tia vej breket ne koke si njerit edhe tjetrit…

  4. ngelen tek kunati…apo si ne mbledhjen e partise merre parasysh familja me “levizjen” apo kunati “deshmor”..pislliqe komunistesh…Kjo tregon tamam qe u dogji kur basha denoncoi oligarkine…Bravo basha, fillove te godasesh ku duhet…

  5. Ne kete rezyme te kesaj shoqeje rilindase, paska shume konfidence mendimi, e shprehjesh tamam si te Patozit. Po del nga pak ndihma e ketij per rilindjen. Per oligarket, per ata qe marrin, e kane marre parate e shtetit e s;kane bere pune, dhe per ata qe kane marre me shume se c;bente tenderi, eshte fjala qe te kthejne diferencat, kurse per kuneter, vjehrra, e vellezer, kjo bilbilushka e Rames, te shohe se i ka me shumice tek rilindja.

  6. Kjo eshte me e keqja e ketyre pushtave ne pushtet se dalin me shifra koti me shembuj te ilustruar me se miri po keta nuk e dine se po ja futin vetes .Me gjithe ate kjo eshte arma me e fuqishme e krye hajduteve te qeverise te paraqitin fakte artificiale shembuj te pa vertete .Edhe neqofte se keto jane te verteta ku eshte shteti .Mire e shkruan nje komentues kjo eshte pa aftesia e administrates shteterore ,te njerzeve te qeverise .Ju nuk lini pa paguar nje qytetar taksen e gjelberimit ,te shtepise jo me nje kompani biznesi.Me gjithe ate beni -shume zhurme per asgje qe popullit ti hidhni tymnaja per te mbuluarhajdutlleqet tuaja.Ketu tek ne me se miri fuksionon ajo fjala e urte popullore -Hajdutet therresin kapeni hajdutin-.

  7. E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti I Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama.

    Kompania Selcom, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient I Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj.

    Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Ferhatit.

    Vetëm me tendera publikë kompania e Klotilda Bushkës ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.

    Është pasuria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *