• |
ide | kryesore

Messi zgjodhi Ronaldon, por CR7…

Sport



Këta të dy nuk e “braktisin” kurrë njëri-tjetrin, madje edhe kur “ndriçojnë” nga mungesa e tyre. Por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk shkuan aq larg në çmimin e lojtarit më të mirë të vitit të akorduar nga FIFA, që paraprin trofeun më prestigjoz individual “Ballon d’Or” të France Football, i cili do të zbulohet disa muaj më pas.

Argjentinasi dhe portugezi, kapitenët përkatës të kombëtareve të tyre, u ftuan të votonin për një treshe të lojtarëve, renditur sipas preferencës. Dhe Messi përzgjodhi emrin e Cristiano Ronaldos në vendin e tretë pas Luka Modric dhe Kylian Mbappé.

Cristiano Ronaldo nuk e ka përzgjedhur Messin. E logjikshme duke patur parasysh që argjentinasi kampion në Spanjë dhe fitues i çmimit Pichichi nuk fitoi as Ligën e Kampioneve dhe as Kupën e Botës, dy kompeticionet madhore në planin ndërkombëtar. Dy francezë janë ndër zgjedhjet e CR7 mes të cilëve, i pari ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid Raphael Varane dhe sulmuesi i Atletico Madrid Antoine Griezmman i treti. Në vend të dytë CR7 kishte zgjedhur fituesin e “The Best FIFA”, Luka Modric.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *