• |
ide | kryesore

Patozi sulmon Bashën: Në krye të opozitës është një gjobaxhi i rëndomtë

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

ËSHTË THJESHT NJERIU I GABUAR, NË KOHËN DHE VENDIN E GABUAR

(Në vend të një replike miqësore me Ylli Manjanin)

Ylli Manjani ka të drejtë kur thotë se opozita nuk duhet ta personalizojë betejën me emrin e kryeministrit, por duhet të godasë fort sistemin e tij. Edhe pse ish-ministër i Edi Ramës në qeverinë e mëparshme, ai nuk ka të sharë si zë këmbëngulës opozitar, sidomos pas zgjedhjeve të fundit. Nuk do t’i hiqja asnjë presje thirrjes së tij, sikur t’i drejtohej dikujt tjetër dhe jo njeriut të gabuar. Ndaj them se Manjani, megjithëse nuk e ka keq, ka ngatërruar adresë. Sepse ajo ftesë nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën, i cili nuk ka asgjë me sistemin e korruptuar, që po aplikon me “sukses të plotë” Edi Rama sot, por që për ta ngritur nuk e ka meritën vetëm ai.

Përkundrazi, atij i pëlqen shumë kështu siç është, pa i lëvizur asnjë tullë mundësisht, ndaj edhe të vetmin problem e ka me emrin. Dhe po investon shumë që t’i vijë një ditë radha, jo duke luftuar që ta ndryshojë, por thjesht duke pritur që vetë koha të rrëzojë atë që mendon se i ka zënë vendin. Ndaj nuk dëgjon asnjë fjalë për reformën zgjedhore prej tij, asnjë qëndrim për ndyshimet kushtetuese të 2008-ës, ndaj nuk ka asnjë fjali për goditjen e partitizmit, për rrënimin e frikshëm të institucioneve nga pazaret politike, por thjesht ka çdo ditë dhe do të ketë në vazhdim vetëm demonizim të kundërshtarit deri në marrëzi.

Sepse për drejtuesin e opozitës zyrtare sistemi politik aktual është një lopë pjellore që duhet mjelë, por thjesht duhet të ndryshojmë duart. Sepse e gjithë karriera e tij politike, por që shkëlqimin e vet e ka pasur në 5 vitet e fundit, ka qenë ilustrimi më i mirë i kësaj që unë po them. Mirëpo, ose duhet të jesh idjot politik, ose ke një mision tjetër për të përmbushur, në rast se mendon që këtë qeveri mund ta rrëzosh nga pushteti, pa i goditur sistemin që e mban, por vetëm duke i sharë udhëheqësin.  E para, se historia e këtyre 28 vjetëve në Shqipëri ka treguar se e majta në kushtet, kur krijohet perceptimi se të gjitha palët janë njësoj, ka një rezervuar më të madh votash në dispozicion për ta marrë ose ruajtur pushtetin. Dhe se Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm atëherë kur ka bërë diferencën në moral dhe parimësi me kundërshtarin e vet politik.

Por mbi të gjitha, e dinë edhe fëmijët e kopshtit tashmë në Shqipëri që socialistët janë më specialista, siç thonte (rahmet të ketë) Pjetër Arbnori në këto punët e korrupsionit, lidhjeve me krimin dhe blerjes së votave.
Ndaj edhe mendoj se, jo vetëm e djathta, por e gjithë shoqëria shqiptare, është sot peng i kapjes së opozitës nga një lidership i gabuar, i cili praktikisht është kthyer në patericën e një qeverie të paaftë dhe të korruptuar. Që mbi të gjitha, as nuk e do, as nuk bën sikur, e jo më ta ndërtojë me gjithë mend një alternativë të shëndoshë pushteti në Shqipëri, jashtë përfitimeve marrendëse që vijnë prej grabitjes dhe abuzimeve me fondet publike.

Po të ndiqni debatin politik sot në vend të krijohet përshtypja sikur jemi në kulmin e fushatës elektorale. Madje duket sikur jemi në zgjedhje parlamentare, dhe jo para atyre vendore, aq e ashpër është gjuha dhe aq të forta tonet. Në fakt, pak më shumë se një vit më parë, ne ishim realisht në fushatë, por atëherë situata ishte krejtësisht tjetër, paqja dhe harmonia qiellore mbretëronte kudo. Sepse Luli, kur duhet të bëjë luftë, futet në pazar, kur duhet të bëjë kompromis, e ke me kokë në betejë. Unë dua ta shaj shumë qeverinë dhe Edi Ramën, por le të vijë dikush e të më tregojë që edhe për këtë problemin duhet ta kërkojmë tek kundërshtari e jo tek vetja jonë. Dhe ky është vetëm një shembull i zbehtë i asaj që Lulzim Basha është njeriu i gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar.

Por le të mos shkojmë aq larg, sepse ne shqiptarët nuk shquhemi për kujtesë afagjatë. E kishte me sistemin apo me emrat Lulzim Basha atë teatrin e shëmtuar me gjoja platormë antimafia dhe antikorrupsion? Nëse do ta kishte me sinqeritet, do të duhet të premtonte solemnisht që kur opozita të vinte në pushtet, do të ndalonte çdo praktikë konçensionesh dhe PPP-sh, si dhe do të shfuqizonte të gjitha ato që kishin bërë qeveritë para saj. Ky do të ishte parimi, i drejtë apo i gabuar, ç’rëndësi ka. Por do të ishte vendim politik. Çfarë nevoje kishte të përmendeshin emra, sepse bizneset e kuptonin vetë se çfarë do t’i priste, gjithmonë nëse do kishte ndonjë prej tyre që e merr seriozisht Lulzim Bashën për ato që premton.

Por problemi është se Luli nuk ka ndërmend të ndalojë konçensionet, në rast se do të fitojë ndonjëherë, ndaj ai nuk mund ta thotë dot atë. Ai thjesht i quan konçensione të këqija, kur i bën Edi Rama, dhe konçensione të mira, në rast se do t’i bënte vetë. Ndërsa emrat e atyre bizneseve, që dolën në tabelë të zezë, njësoj si tregtarët e 1945-ës, që do të paguanin tatimin e jashtëzakonshëm, janë prova e gjallë se në krye të opozitës zyrtare është thjesht një gjobaxhi i rëndomtë. Dhe unë i mbaj turpin në kurriz të gjithë atyre që u gëzuan dhe duartrokitën, sikur gjoja më në fund Lulzim Basha u trimërua dhe përmendi si të ishin trafikantë emra sipërmarrësish të nderuar, ndërkohë që nuk thanë asnjë fjalë kur të njëjtët emra u publikuan në borderotë e kompanive të kunatit dhe gruas së tij.



13 Comments

  1. Editorial i mbeshtetur mbi iluzione te perpunuara mbi meri personale e qellim keq dashje, ne sulme personale, por edhe me fshehtesine e saj, qe duke goditur kryetarin, godet tere PDne, e forumet e saj. Ne alternativat qe na jep edhe vete ky deshtak politik, qe kerko te ngjitet me ate pa aftesi 15 vjecare qe ishte ne forumet mete larta te PDse, e s;levizi nje gure, a nje mendim, qe sot po na shprehet me platformen e tije te sulmit ndaj partise ku beri karieren e heshtur,,,,vetem te rrij ne karriken e deputetit. Ka lexuar emera oligarkesh ,,, por platformat e tjera te z TAbaku, e deputetit MIMA, as u shko qe ti permende, sepse nuk i leverdis politika ku kerko te dale. Kur je larg, e qe je inatcor, e kur ndihmo me tinezine tende te daljeve me mendime anti PD, s;kemi ndonje simpati, sepse edhe e shkuara e jote, e aq me keq e tashmja verteto se kontributi tend per demokraci, paska qene personal ne perfitimet politike. Sukses ne pensinin politik. por vetem nese shko ne origjine,,,,,,S, GJINUSHI e ka porten te cele, se dhe ai eshte i varfer nga militantet.

  2. Ndegjojeni zerin e vertet opozitar te patozit mikut te olldashit se i di disa gjera me shume se ju skifteret e portaleve qe lodheni per lulin,ai fiton miliona ju hani byrek

  3. Vetëm termi që përdor Patozi “sipërmarës të nderuar” e kompromenton Patozin.

    Vetëm dy shembuj, Koncesioni i Rrugës së Kombit dhe Teatri.

    Nuk e di ku është ndershmëria e këtyre sipërmarësve, vetëm Patozi mund të na e shpjegojë.

  4. respekt patoz per gjithcka qe thua. por , kritikat, obzervimet ti po i ben ne castin e gabuar. teorikisht mund te kesh shume te drejte, por nese eshte e tille, mund ti vesh ne jete??
    Urdhero e bej opozite vete cdo dite, konferenca shtypi, fakte, postime ne fb , twitter, beju aktiv, mblidh njerez organizohuni , nis nje projekt te ri , ambicioz , sfidoje pushtetin-ramen, dhe komplementarin e supozuar te pushtetit-bashen.

    shpeshhere del ne pah, e ne faqe te pare, vetem kur kritikon bashen. me llogjiken tende , i bie qe rames ti duhet ti besh gjemen?!

  5. Pamvaresisht qe skam sipmati per Patozin por te rrime shtrember e te flasim drejte, analize perfekte e Lulzime baxhelles. Nqs ne shpresojme te heqim Ramen me Lulin harrojeni, ketu do jemi

    1. Po rilindasit dihet për kë kanë simpati përveç se për drogën dhe qelbësirat ku janë e ku nuk janë?

      Ti mut shpreson të heqësh edvinin dhe lulin!!!!!! Kjo të dhin për idiotllikun që shfaq.

  6. Po patozi ere patoziii…Ky mik i gjobaxhiut Olldashi, ky marres i tenderave te shtetit per vite…Zari i Oligarkeve foli…Heqja e ketij, bregut, topallit i jep frymarrje PD-se..

      1. Kam votuar PS si ti ne 2013…Tani qenkam K** i PD…mbase.. po ti qembron per ridhjerjen c’fare je…Yttt pocaqi tepelene!!!

  7. Te besh opozite, me keto qe na trego ne shkrimin e mesiperm Patozi, me duket se duke u munduar te jape argumente( jo serioze) luan rolin e nje percaresi, ne forme demokratike, por ne permbajtje agresive dhe me tendenca personale per kryetarin e PDse. Patozi nuk di, e as ka per ta ditur se sot kjo PD, me te vertete eshte ne sulme deskriminuese nga pushteti, e sidomos ngai djallezuari KM< por na jep mend, e opsione teper te rrezikshme , ne kohe shume te favoreshme qe te ndihmoi rilindasit. Pastaj, po nuk lexoi. ato qe opozita po ben cdo dite, e planet e platformat per pastrimin e shtetit nga bandat e kriminelet, ketij ambiciozi, e luftaraku te vonuar i duket e paket. OPozita e soteme, nuk eshte si ajo e djeshemja e ketyre qelbesirave qe benin thirrje se qeverine e Berishes do e rrezojme sikur te shkelim edhe mbi kufoma,,,,ketu ndryshon mendimi per demokracine, sepse keta(pushtetaret) sot jane bandite, hajdute, e as qe dua n tia dine per jetesen e popullit, por i mashtrojne e genjejne per dite. Momenti, e koha qe ky Patoz po del shpesh me rromuzet e tija jane vetem per ti sherbyer qeverise se qelbesirave, e ndofa edhe interesave politike te vete ketij. Per mendimin tim, me mire do ish heshtja, kur s;ke mundesi te japesh kontribut per demokracine.

  8. patoz ik se roshi po te pret ti qon femijet e mitur siq ben berti e astrit,ti ik beji nji gojore doshit a frrokut se metes ilir nuk mundesh ai esht vetem per bythlepiresin rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *