• |
ide | kryesore

“Porosi e shefit”/ Si u zbuluan shkeljet e drejtorit të Hipotekës së Shkodrës

Arkiva



Drejtori i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka u arrestua pasditen e kësaj të marte. Me anë të një njoftimi prokuroria zbuloi se si i kryente skemat e korrupsionit drejtori i Hipotekës.

“Bëhet fjalë për praktika të caktuara, për të cilat është marrë vesh më parë për pagimin e shumave të kundërligjshme, deri ne 5000 euro, apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuarit. Në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.

Kjo e fundit rezulton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, kjo e fundit ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë,” – sqaron prokuroria.

“Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Zamir Leka” –thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *