• |
ide | kryesore

Presidentja kroate takon Thaçin: Jemi kundër ndryshimit të kufijve

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në New York të SHBA-së, presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç. Në këtë takim, siç raporton “Vecernji.hr”, mes Thaçit dhe Kitaroviç është diskutuar edhe për të shumëpërfolurin ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Ishte interesant takimi me Presidentin e Kosovës, Thaçi rreth marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe asaj që është dëgjuar së fundmi – ndryshimit të mundshëm të territoreve”, është shprehur Kitaroviç.

“Ne jemi tejet të kujdesshëm dhe kemi përcjell argumentet tona se fakti i principeve të Komisionit të Badinterit rreth kufijve territorial në ish-Jugosllavi duhet të mbetet i gdhendur në gurë”, ka shtuar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *