• |
ide | kryesore

Probleme me madhësinë? / Si mund ta rrisni penisin me anë të kirurgjisë

F1, Stil



Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgëve Plastikë dhe Estetikë, në raportin e përvitshëm, thotë se brenda një viti janë kryer mbi 15 mijë operacione të dokumentuara prej tyre për zgjatjen e penisit.

Në vend të parë janë gjermanët, me 2786 operacione. Më pas vijnë Venezuela me vetëm 473, Spanja, Meksika, Kolumbia e Italia.

Në fund të listës janë amerikanët me 61 të tilla dhe Irani me 12. Por a janë të mundur operacione të tilla?

Mjekët thonë se mund të bëjnë këtë gjë duke bërë një zhvendosje të pjesës së penisit që është brenda.

Në total mund të rritet penisi nga 3 deri në 6 centimetra. Ka edhe operacione për fryrjen e penisit, që realizohen duke marrë dhjamin e trupit dhe e injektojnë në penis. Diametri mund të rritet me deri në tre centimetra.

Pas operacionit, nuk mund të bëni marrëdhënie seksuale për të paktën disa javë. Sipas HealthLine, një operacion për rritjen e penisit mund të kushtojë deri në 13,000 dollarë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *