• |
ide | kryesore

Safet Bajri transferohet tek burgu 313 në Tiranë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot masën e sigurisë për 3 anëtarë të grupit kriminal ‘Bajri’: Ismet Idrizi, Denis Brajovic dhe Klaudio Hoxhalli. Ndaj tyre është caktuar masa ‘arrest me burg’. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Safet Bajrin, i cili u arrestua në Tiranë. Për shkak të sekretit hetimor seanca e drejtuar prej gjyqtares Ilirjana Olldashi, u zhvillua me dyer të mbyllura. Pas dhënies së vendimit Safet Bajri është dërguar në ambientet e burgut 313 ndërsa tre të tjerët u dërguan në paraburgim. Për dy të arrestuarit në Roterdam të Holandës,  Behar Brajoviq (Bajri) dhe  Samet Halluni kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Shqiperise.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *