• |
ide | kryesore

“Shkaktarë të kaosit”, Trump kërkon izolimin e Iranit

Planet



Donald Trump iu drejtua për herë të dytë si president i SHBA-ve Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në një fjalim përmbledhës ku sulmoi regjimin iranian për pasurimin e uraniumit dhe programit raketor dhe duke i akuzuar ata mbjellës së kaosit dhe shkatërrimit në Lindjen e Mesme.

“Liderët iranianë mbjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim në Lindjen e Mesme. SHBA-të kanë nisur një fushatë presioni dhe sanksionesh për të ndaluar regjimin së zhvilluari axhendën e përgjakjes. Nuk mund të lejojmë financuesit e terrorizmit të kërcënojnë SHBA-të dhe të terrorizojnë botën. U kërkoj të gjithë vendeve të izolojnë regjimin iranian.” – u shpreh Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu presidentin sirian Bashar Al-Assad të mos përdorë armë kimike ndaj popullit të tij, përndryshe SHBA-të do të përgjigjen.

Trump lavdëroi arritjet në gadishullin korean dhe marrëveshjen me Korenë e Veriut, duke përgëzuar liderin komunist Kim Jong-un, një vit pasi nga e njejta foltore e kishte quajtur njeriu-raketë, duke e kërcënuar me pasojat më të rënda në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *