• |
ide | kryesore

Taksat që ndryshojnë nga 1 janari, zbulohet drafti i qeverisë

Lajme, Të fundit



Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ndonëse drafti nuk është bërë publik, Top Channel zbulon se ndryshimi kryesor është ulja e tatimit mbi dividentin.

Aktualisht, norma e tatimit mbi dividentin është 15 për qind. Propozimi i qeverisë në paketën e re fiskale është që kjo taksë të zbresë në një nivel më të ulët. Top Channel ka mësuar se aktualisht po shqyrtohen dy variante. I pari është ai që tatimi mbi dividentin të zbresë në 8 për qind, ndërsa varianti i dytë parashikon uljen e kësaj takse në shkallën 10 për qind. Varianti final pritet të zyrtarizohet nga vet kryeministri, gjatë ditëve në vijim kur paketa të bëhet publike.

Ulja e tatimit mbi dividentin lehtëson barrën e taksave, kryesisht për bizneset e mëdha. Por, qeveria e cilëson atë si një masë kompensuese, që pason uljen e taksave për biznesin e vogël, e cila u votua pak kohë më parë.

Përmes një pakete të miratuar në mes të këtij viti, por që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria e uli me tri herë tatimfitimin për bizneset e vogla dhe të mesme, me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë në vit.

Për këto biznese, shkalla e tatimfitimit është 15 për qind. Por, sipas paketës së miratuar në mes të vitit, nga 1 janari i vitit të ardhshëm ai do të ulet në 5 për qind, një masë nga e cila sipas qeverisë përfitojnë mbi 10 mijë biznese të vogla dhe të mesme.

Të dyja lëvizjet e fundit përbëjnë një kthesë jo të vogël në politikën fiskale të qeverisë. Në vitin 2014, kur sapo erdhi në pushtet, Qeveria “Rama” rriti si tatimfitimin, ashtu dhe dividentin; nga 10 për qind që ishin në 15 për qind; ndërsa tani, të dyja këto taksa ulen gati në nivelet ku ishin.

Por, a është kjo një “mea culpa” dhe një pendesë për politikën tatimore të ndjekur deri më tani? Qeveria pretendon që jo. Sipas saj, në vitin 2014 rritja e taksave ishte e detyrueshme për të mos lejuar falimentimin e shtetit, ndërsa tani financat publike janë stabilizuar dhe buxheti ka mundësi për të lehtësuar barrën e biznesit./TCH/



6 Comments

  1. Borxhi publik i Shqipërisë u rrit me ritme galopante në katër vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, krahasuar me vitin 2013 borxhi publik është rritur me 2 miliardë euro, si rezultat i huamarrjes rekord veçanërisht në vitet 2013-2015.

    Qeveria e justifikoi rritjen e borxhit me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve private. Madje sapo erdhi në pushtet ajo rriti taksat me 350 milionë euro, një sakrificë që sipas saj ishte e nevojshme për të ulur borxhin e lartë publik.

    Por të dhënat tregojnë se, ndonëse taksat janë rënduar ndjeshëm, borxhi publik i vendit jo vetëm që nuk është ulur sipas programit, por qëndron në nivele të rrezikshme për ekonominë.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e kanë cilësuar borxhin e lartë si rrezikun më të madh për ekonominë shqiptare. Në vitin 2014, kur qeveria nënshkroi marrëveshjen me FMN-në, u ra dakord për një program të detajuar për uljen e borxhit dhe rikthimin e tij në 60 për qind e prodhimit kombëtar brenda vitit 2018.

    Por programi më FMN-në dështoi. Qeveria i ndryshoi objektivat për uljen e borxhit, duke i krijuar vetes më shumë hapësira për të marr hua dhe për të shpenzuar duke e lënë vendin para një mali të madh borxhesh

    1. hajde propagande hajdeee..

      ke harruar te shkruash ne fund te komentit POSTHE PARTIA SOCIALISTE , RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE.

  2. FREDO’ po pse more , ku te djegu tya komenti qe te sqaro se sa borxhe e kane futur kete popull ket, ti na qenke ne rregull se nuk te zene taksat e ketij pushteti hajdut, e del e na trego parullat qe i keni per zemer. Aty thua poshte partia socialiste,,,,kete e ke gabi, se ajo parti eshte partia e rilindjes kuqalesh, andaj mos ngaterro emertimet, qofte edhe me programet,. Degjoi disa gjra e pastaj analizoi, mos na dilni ditrekt e ne mbrojtje te mashtrim partise, e qeverise.

  3. pra FAX , XIXA dhe ANTIKOMUNISTI jane i njejti person.

    Ky me duket mua si nje plak andej nga zona e juglindjes ( pogradec-korce) qe nuk ka se cben dhe ben jete nate dhe dite ketu ne kete portal.

    Jam i bindur qe nuk e paguajne ate te PDs sepse nuk kane nevoje . Ky biles te japi leke vetem ta lesh te komentoje kundra qeverise. I jane bere komentet kundra qeverise si ilacet e dites , mengjes dreke darke , para buke mbas buke. Po nuk shkrojti nja 20 komente me pseudonime te ndryshme , nuk e ze gjumi rehat.

    Hajde se plak eshte.. po ja falim

  4. Fred e para unë nuk bëj propagandë, sikur edhe vëllai im të ishte KM ose kandidat për KM,
    Çdo qeveri gabon dhe është më korrekte dhe e dobishme për vetë qeverinë, por edhe për ne qytetarët, ta kritikosh qeverinë se sa ta mbrosh dhe ti fshehësh gabimet dhe të metat, aq më tepër qeveritë shqiptare dhe aq shumë shumë më tepër rilindja që vetëm 2 ministrat e brendshëm ti analizosh duhet të japë dorëheqjen, pa përmendur hashashin krimin, kriminelët në pushtet(deputetë, kryetarë bashkie e zyrtarë shumë të lartë), lidhjet e politikës me krimin etj.
    E treta nuk i njoh emrat tjerë që ti përmend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *