• |
ide | kryesore

Video/ Basha krahasohet me Ramën: Më mirë gjumash se shërbëtor i oligarkëve

Arkiva, Kryesore, Lajme



Për një kohë të gjatë kundërshtarët e kanë ironizuar dhe shpotitur Lulzim Bashën, se gjatë katër vjeçarit të tij në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ai ka fjetur gjumë dhe nuk ka bërë asnjë punë. Kjo kulmoi madje gjatë fushatës së fundit elektorale kur PS publikoi një spot (shiko videon poshtë) që e tregonte duke gërhitur në një mizanskenë të paraqitur sikur ishte zyra e tij.

Dhe në fakt ky imazh e ka ndjekur nga pas liderin demokrat i cili duhet thënë se për hir të së vërtetës, megjithëse premtoi çudira si tramvaji, nuk la ndonjë gjurmë në kryeqytet.

Por tani, këtë pikë të errët duket se Basha po përpiqet ta kthejë në favor të tij. I nisur nga nje perceptim popullor i rrënjosur prej vitesh se në Shqipëri kush politikan “punon” më shumë vjedh disa fish më tepër ai e ka hapur vetë këtë temë në emisionin ‘Open” të Eni Vasilit (Linku poshte).

“Më akuzonin se flija gjumë kur isha në krye të bashkisë së Tiranës, sepse unë nuk bashkëpunoja me këta oligarkë për të dhënë leje kullash dhe për të shkatërruar pronën e përbashkët” ka thënë ai duke bërë edhe një krahasim mes vetes dhe kryeministrit aktual: “…ndryshe nga ai, që përcakton fituesit e tenderave nga zyra, pa hapur fare garën, unë kam punuar vetëm me procedura të rregullta tenderimi, duke nxitur konkurrencën e lirë, ashtu siç duhet të jetë në një rend demokratik”.

Pas këtij diferencimi që është bërë në kuadrin e një përçapjeje për të treguar se është krejt i ndryshëm nga Rama, i takon vetë qytetarëve të zgjedhin mes dy të këqijave, atij që punon më pak e si rrjedhim vjedh edhe më pak dhe atij që si ndahet zyrës nga mëngjesi në mbrëmje, për të mos i shpëtuar asnjë qindarkë.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Eshte i njejti mentalitet! Jane disa komentues injorante, si lulja, qe thone ”me mire injorant se te jesh rilindas”?!

    1. i pa emer po ti qfar identitet perdor negjmije qenefi,frrok perdhunuesi i te miturve,ram kokaina,jastek grisede,byth rama,pall tahiri,ngjal monike apo qfare,apo mos je geron xhafa,apo ndoshta tauölant palla,ram qelbsira,dosh kalbesira ose ndok e preng bythqira.ik ne qenef se po nuk i lepive rames bythen pas treshes rama,ditmir bushati balla ter pis ju ka ber.

  2. O kurva, ju qe shani te tjeret, ikni ore bythqire, ju servilet e politikes hajdute.
    Zhdukuni ore injorante se u vjen era mut.

  3. Ai e pranon vete qe kam fjetur gjume dhe kam fituar miliona nga kunati keta qelbesit e mbrojne duke u ngopur me MUT

    1. Vetëm me këto dy rrjeshta që ke shkruar, e pranon botërisht se ke ngrënë me tonelata nga ai “produkti” të cilin përmend.

  4. Edhe në këtë shkrim të Lapsit, në mënyre djallëzore nxitet propoganda mashtruese se “luli” fle gjumë e Rama punon.
    Shumë kjartë e llogjikshëm e ka demaskuar Basha këtë lloj propogrande tipike alla enveriste.
    Nëse nisemi me cilësimin e Ramës si “njeriu i punës”, vetëm se ai e mbushi Tiranën siç po bën tani edhe Veliaj me kulla për të shkëmbyer paratë e pista me oligarkët, nese e vlerësojmë po kërshtu si një “lider energjik” se e mbushi gjithë Shqipërinë me plantacione kanabisi dhe e beri gjithashtu Shqipërinë rekordmene të trafikut të drogës në Europë, nuk kemi të bëjmë me energji pozitive por me energji negative.
    Janë naivë ata shqiptarë që e quajnë edhe Enver Hoxhën njeri pa tru e të pa aftë.
    Nëse do të kishte qenë vërtetë një lider i tillë, nuk do të qeveriste siç i donte qejfi si një diktator tiran e kriminel për mbi 4 dekada.
    Pikërisht se kishte energji të mëdha negative, pa e nënshtroi këtë popull si ta kishte çifligun e tij të madh.
    Paska “fjetur gjumë Basha për katër vjet” sa ishte kryetar bashkie, vazhdohet të mashtrohen shqiptarët paturpësisht.
    Nuk është aspak e vërtetë.
    Tirana në kohën kur ai u zgjodh kryetar bashkie, akoma nuk kishte një plan të përgjithshëm urbanistik dhe puna e parë që bëri Basha, ishte nxitimi për të bërë një plan të tillë duke marë edhe mendimin jo vetëm të specialistëve, por edhe të gjithë qytetarëve.
    Përse mohohet ky fakt ?
    Pikërisht duke u fshehur nga mungesa e këtij plani urbanistik, Rama realizoi masakrën urabanistike të kryeqytetit.

    Nuk ishte vetëm plani urbanistik i përgjithshëm i Tiranës ai që realizoi Basha që ne vitin e parë të detyrës së tij.
    Në të njejtën kohë ai doli me projektin e madh të zgjerimit të Tiranës me Bulevardin e ri, përfundimin e Unazës, e deri tek ndërtimi i libnjës së parë të tramvajit.
    Përse “harohet” se dy vjet pas zgjedhjes së tij, në pushtetin qëndror kryeministër u bë Rama dhe me rrugë antiligjore e antidemokratike ai i bllokoi të gjitha projektet e Bashës ?
    Ndonëse projektet ishin miratuar dhe paratë për ti investuar në këto projekte ishin gjetur nga Basha, Rama ashtu siç ka bërë gjithë jetën , të gjitha energjitë e tij i shfrytëzoi për ta bllokuar zhvillimin normal të kryeqytetit,
    Po e pyes Bushatin që me ligësi përsërit këtu prallën për “gjumashin” Basha.
    Çdo të bëje ti o zotëri, sikur pasi të kishe grumbulluar paratë, të kishe bërë edhe projektin për të ndërtuar një shtëpi, të vjen një kapadai pushtetar si Rama e të thotë se kjo shtëpi nuk do të ndërtohet se kështu dua unë e ta ndalon me dhunën e pushtetit ?

  5. Edhe une gjume do flija ne qofte se alternativa eshte skllaveruese. Nuk motivohen me njerezit me perralla te jeshilta e pseudoeuropianizma qe e ngrene kultin e te qenit europian ne stratosfere a thua se jane dhjeres floriri. Shumica jane te shpifur dhe kur jane bjond duken si pleq qe 30 vjec.

  6. Ju tocat e lulit ai e pranon veteqe kam fjetur gjume ju vazhdoni duke thene jo nuk eshte e vertet,nuk ka me loqe se ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *